Rikthehet TË RINJTË FLASIN!


Nëse ju doni të përmirësoni aftësitë tuaja në të folur dhe në të njëjtën kohë të merrni ide se si mund të zhvilloni organizatën tuaj, ju duhet të bashkoheni çdo të Martë me “TË RINJTË FLASIN”!
Përveç të qënit një aktivitet social, të folurit gjithashtu është çelësi numër një i suksesit. Gjatë këtyre seancave ne do të diskutojmë së bashku çështje të ndryshme rinore dhe herë pas here do të zhvillojmë trajnime mbi tematika mjaft të dobishme. Kjo është një mundësi që ju nuk do të dëshironit ta humbisnit.

“TË RINJTË FLASIN”, është një aktivitet i përjavshëm i mbajtur për herë të parë në Shqipëri (në vitin 2016) nga Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri (ANYN) dhe CRCA/ECPAT Shqipëri.

Qëllimi i takimit është të rrisë, fuqizojë dhe përfshijë organizatat rinore dhe vetë të rinjtë e Tiranës nëpërmjet diskutimeve, trajnimeve dhe ndarjes së eksperiencave, si dhe të krijojë ura lidhëse ndërmjet tyre.

Në fokus të këtij aktiviteti do të jenë tema të ndryshme si: mbështetja e organizatave rinore, komunikimi strategjik, fjalimet e urrejtjes, gjithëpërfshirja, anti-diskriminimi, feminizmi, vullnetarizmi, si dhe shumë çështje të tjera që do të sugjerohen nga vetë të rinjtë pjesëmarrës.

Në takimet e “TË RINJTË FLASIN”, Ambasadorët e Rinisë të përzgjedhur në Samitin e 1-rë Kombëtar të të Rinjve në Shqipëri, do të ndajnë me të rinjtë pjesëmarrës histori frymëzuese duke i inkurajuar ata për të mos u dorëzuar dhe për të ecur drejt politikës dhe lidershipit, në mënyrë që pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendimmarrëse në Shqipëri të rritet.

Jeni të lutur të dërgoni pranë Rrjetit Kombëtar të të Rinjve (ANYN) një Letër Interesi se përse ju dëshironi të jeni pjesë e grupit dhe takimeve “TË RINJTË FLASIN”.

Afati i fundit i dërgimit të Letrës së Interesit, në adresën [email protected] është data 31 Korrik 2019.

Në përfundim të sesioneve sipas tematikave përkatëse, pjesëmarrësit të cilët i kanë ndjekur rregullisht ato, do të pajisen me CERTIFIKATË.

“TË RINJTË FLASIN” mbështetet nga Global Campaign for Education – GCE dhe çdo trajnim do të jetë falas për çdo të ri e të re që do të përzgjidhet.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale