Product Launch #3 w Cyber Morfosis/ PRiM: Zgjidhja më e zgjuar për të menaxhuar rrezikun digjital, furnitorët dhe përputhjen me rregulloret! - Business Magazine Albania

Product Launch #3 w Cyber Morfosis/ PRiM: Zgjidhja më e zgjuar për të menaxhuar rrezikun digjital, furnitorët dhe përputhjen me rregulloret!

16-04-2025 18:00:00 Join

Inovacioni është në zemër të zhvillimit teknologjik në Shqipëri dhe AlbaniaTech po e çon këtë frymë një hap më tej. Më 16 prill, në hapësirën më të re dhe moderne për bashkëpunim dhe krijimtari, OneConnect Hub në Piramidën e Tiranës, do të mbahet takimi i tretë i serisë së eventeve “Product Launch”, këtë herë në bashkëpunim me Cyber Morfosis.

Pse të merrni pjesë?

Ky nuk është një prezantim i zakonshëm produkti.  “Product Launch events” nga AlbaniaTech janë dizenjuar si platforma interaktive, ku inovacioni takohet me mundësinë. Pjesëmarrësit do të mund:

  • Të krijojnë kontakte me profesionistë të industrisë, themelues startup-esh dhe drejtues të teknologjisë.
  • Të njihen nga afër me vizionin e ekipit të Cyber Morfosis përmes një prezantimi interesant.
  • Të eksplorojnë sfidat dhe këshillat në sigurinë kibernetike dhe të zbulojnë si mund të transformojnë përvojën e tyre të përditshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0