Saytaxi ju fton në aktivitetin e saj ‘Saytaxi Opening Days’ më datë 16 Qershor pranë Tirana Business Park.
Do keni mundësinë të informoheni drejtpërsëdrejti në lidhje me kullat e karikimit, makinat elektrike, sistemet inteligjente të operimit dhe projektet.
Aktiviteti zhvillohet më datë 16 Qershor në orën 10:00.
Programi :
08:00-09:59 / Kafe dhe katering nga Sophie
10:00-10:07 / Fjalimi i hapjes nga Menaxheri i Marrdhënieve me Publikun- Olger Hidri
10:08-10:15 / Fjalimi i Menaxherit të Projektit – Florian Voko
10:15-10:20 / Pyetje-Përgjigje
10:30-12:00 / TEST DRIVE makina elektrike (Nissan Leaf, Smart, Twizy)
Ju mirëpresim, Nuk keni pse mungoni !
Pse Makinë Elektrike? – PËRGJIGJIA ME DATË 16 QERSHOR
Kompania ‘Autoyou’ shpalos për publikun shqiptar Makinat Elektrike. Për çdo të interesuar rreth teknologjive të reja dhe zbatimet e tyre në jetën reale, për çdo të apasionuar pas mobilitetit elektrik dhe trashëgimive automobilistike dhe për çdo kureshtar që nuk ka patur mundësinë të shohë nga afër makinat elektrike, tashmë ftesa është e hapur për të gjithë!
Ambjentet mikpritëse të TBP (Tirana Business Park) do jenë të hapura për të gjithë publikun që do ketë dëshirë të bëjë një TEST DRIVE me Makina Elektrike. Në këtë mënyrë përpiqemi të sigurojmë se të gjithë do keni shijuar siç duhet performancën mbresëlënëse të Makinave të së Tashmes dhe njëkohësisht premtimi më i madh për një të Nesërme më të MIRË.
Gjithçka që duhet të dini rreth Makinave Elektrike dhe si mund ta kesh një të tillë në Tiranë sot;
Infrastruktura e karikimit të baterisë dhe mënyrat e ndryshme të shfrytëzimit sa më të efektshëm të tyre;
Kapacitetet e ndryshme të baterisë dhe interpretimet ‘elektrike’ në rrugët e sotme të vendit.
Nëse doni të qartësoni mendimet tuaja dhe të zbuloni metodat e reja të transportit që përfaqëson automobilizmi elektrik, duhet që të mos mungoni në aktivitetin tonë. Metodat e reja e të bërit biznesit në kuadër të evolucionit të madh ‘elektrik’ do jenë gjithashtu një nga qëllimet kryesore të prezantimit.
Zgjidhjet B2B (Business-to-Business) janë një mundësi konkrete në hapat e projektit tonë për masivizimin e makinave elektrike në vend. Çdokush që kërkon zgjidhje inovative premtuese për biznesin dhe organizim-menaxhim të qëndrueshëm duhet të mos hezitojë për të ardhur në Tirana Business Park.
Udhëtimi në një makinë elektrike karakterizohet nga qetësia, akselerimi impresionues dhe rehatia në drejtim – Është për këdo një eksperiencë që nuk duhet humbur! ‘Autoyou’ do vërë në dispozicion për publikun Makinat Nissan Leaf, Renault Twizy, Smart 100%, Nissan e-nv200 elektrike dhe do t’i kthejë ato në një realititet të prekshëm për të gjithë. Në TBP do keni gjithashtu mundësinë që të shihni nga afër disa modele stacionesh Karikimi për furnizimin e mjeteve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.