Pirate Summit ju mirëpret në Këln me 27-29 Qershor  - Business Magazine Albania

Pirate Summit ju mirëpret në Këln me 27-29 Qershor 

Pirate Summit
27-06-2023

Çfarë është PIRATE Summit?

I themeluar në vitin 2010, PIRATE Summit është një konferencë e krijuar posaçërisht për rrugëtimin e sipërmarrësve.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një rrjeti njohjesh të rëndësishme, grupe diskutimesh mbi tema aktuale dhe të mësuarin . Temaktikat përzgjidhen nga jeta reale dhe shpesh kaotike e sipërmarrësve dhe themeluesve. Jane pikërisht problematika të tilla që nuk fshihen, por thuhen me zë të lartë, që e bëjnë eventin autentik. Siç përmendet shpesh në rrjetet e “Piratëve”, rrugëtimi i sipërmarrjes i ngjan një karuseli, me shumë ulje dhe ngritje. 

Megjithëse në PIRATE Summit flitet për teknologjinë, në fakt, nuk është thjesht një konferencë teknologjike. Është një konferencë për ata që përdorin teknologjinë si një mjet për të  zgjidhur probleme te realitetit të përditshëm . Një nga parimet kyçe të PIRATE Summit është krijimi i lidhjeve të forta dhe domethënëse. E gjithë atmosfera, seksionet dhe takimet janë të ndërtuara që të krijojnë një atmosferë të tillë, pa barriera dhe kushtëzime. Startup-et kanë mundësi të takojnë investitorë nga e gjithë bota që janë të gatshëm të investojnë në idetë e tyre. 

Më shumë informacion rreth rrënjëve të PIRATE Summit: https://medium.com/@PIRATEglobal/the-roots-of-pirate-summit-2a081de17ca4

Kur dhe ku zhvillohet?

PIRATE Summit do të zhvillohet nga 27 deri më 29 qershor 2023 në Odonien, Këln.

Çfarë e bën unik PIRATE Summit në krahasim me konferencat e tjera të teknologjisë?

PIRATE Summit nuk është thjesht një konferencë. Ajo shkon përtej çdo përvoje të zakonshme konferencash. Dhe për të përqafuar të jashtëzakonshmen, ajo zhvillohet në një nga lokacionet më unike të Këlnit: Odonien – një mjedis i kthyer në një galeri arti në natyrë. Është vendndodhja e përsosur e “piratëve” dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për robotë, zjarr, rrjet njohjesh të reja dhe argëtim.

Në PIRATE Summit ka pjesëmarrës aktiv, jo thjesht të pranishëm. Të gjithë janë të angazhuar në diçka. Folësit që marrin pjesë paguajnë biletë si çdo pjesëmarrës tjetër. Në këtë konference të gjithë janë njerëz të rëndësishëm. Nuk ka etiketa, tituj dhe të gjithë thirren vetëm me emër. Vendndodhja unike ndihmon në krijimin e këtyre lidhjeve të forta njerëzore e më pas dhe biznesi.

Cila është tema kryesore për PIRATE Summit 2023?

Tema për këtë vit është #BurnToRelearn.

Bëhet fjalë për çdo gjë që përgjatë jetës na përmbys paradigmat, ose forma të caktuara të menduari, dhe na krijon një hapësirë të re mendimi , që nevojitet për inovacion dhe progres.

Në kohët moderne, e dëgjojmë shpesh frazën “të mësuarit e vazhdueshëm”. Kjo frazë haset në shumicën e  librave të lidershipit. Por, të mësuarit zakonisht thekson vetëm “shtimin” e diçkaje në atë që dikush di.

Por, në një botë që ndryshon me shpejtësi, të mësuarit duhet të jetë po aq i lidhur me “heqjen” ose thënë ndryshme, të çmësuarit.

Madje, të çmësuarit , ose heqja dorë nga besimet dhe zakonet e vjetra, është shpesh detyra më e vështirë. Kërkon të pranojmë se paradigmat kanë ndryshuar dhe se ajo që dikur e konsideronim të duhur, nuk është më e vlefshme. Duhet përditësuar. 

Është kjo zgjedhje e vetëdijshme që ilustron ndryshimin midis të mësuarit dhe të çmësuarit: Kur mësojmë, i shtojmë asaj që tashmë dimë. Kur çmësojmë, dalim jashtë modelit tonë mendor  aktual dhe zgjedhim një tjetër. Ne “djegim” atë që nuk është më e nevojshme për të rimësuar. Kjo na ndihmon të ecim përpara. 

Më shumë informacione për temën e ketij vitin në PIRATE Summit gjeni këtu

PIRATE përgjatë 11 viteve ka krijuar një komunitet që ndërveprojnë për të sjellë tema që nxisin dhe ngacmojnë audiencën të mendojnë ndryshe, të rifreskojnë idetë dhe të kthehen me plane të reja për jetën dhe bizneset e tyre.

Në PIRATE SUMMIT të gjithë janë të ftuar të flasin rreth temës dhe të ndajnë eksperiencën e tyre personale. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë si folës, mund të aplikoni KËTU

Kush do të marrë pjesë në PIRATE Summit?

Në PIRATE Summit bashkohen çdo vit rreth 1.200 pjesëmarrës. Kryefjala e këtij eventi janë marrëdhëniet domethënëse. Prandaj çdo pjesëmarrës kalon përmes një procesi selektimi. 

Pjesëmarrësit e PIRATE Summit variojnë nga themeluesit dhe sipërmarrësit, tek të gjitha llojet e investitorëve, drejtuesit e korporatave, influencuesit e biznesit dhe të gjithë elementët e tjerë të ekosistemit të startup-eve digjitale nga e gjithë bota.

Çfarë është ceremonia e zjarrit?

Pika kulminante e PIRATE Summit është ceremonia e zjarrit. Ajo bazohet në një traditë të vjetër të karnavaleve të Këlnit, të quajtur “Nubbelverbrennung”. Gjatë ceremonisë, në natën e fundit të eventit, digjet një statujë prej druri 8 metra e lartë. Është një moment simbolik, ku pjesëmarrësit “djegin” atë që nuk shkoi mirë një vit më parë dhe rinovohen për tu përgatitur për hapa të rinj, qoftë në nivel personal apo profesional.

Çfarë janë “House Rules” në PIRATE Summit?

“House Rules” janë baza e gjithë përvojës së PIRATE Summit.

Respektimi i këtyre rregullave nga pjesëmarrësit, krijon gjithë atmosferën aq të veçantë të eventit, pasi është themeli i lidhje dhe raporteve domethënëse dhe të thella që krijohen gjatë atyre ditëve. Parimi i bujarisë #GIVEGIVEGIVEASK mbizotëron në çdo raport dhe njohje të re që krijohet gjatë këtyre ditëve. 

“House Rules” TË PIRATE SUMMIT 

Përbërësit sekret të eventit

#1 VIP = EVERYONE

Çfarë nënkupton ky rregull?

Respekti është themeji i të gjitha ndërveprimeve. Çdo njeri është një qenie njerëzore në fillim. Prandaj në PIRATE Summit trajtohen të gjithë njësoj. Ajo që mund të kontribuojë secili është më e rëndësishme se një titull ose statusi juaj.

#2 JO BS 

Në konferencë vlerësohet autenticiteti dhe integriteti. Sidomos te qenit i vërtetë, i përulur dhe më e rëndësishmja,  vetvetja.

#3 GIVE GIVE GIVE ASK

PIRATE është krijuar për të pasur një ndikim në botë nëpërmjet ndikimit në biznes. Qëllimi është më i rëndësishëm se fitimi. Kjo nuk do të thotë se nuk e vlerësojnë fitimin. Thjesht besojnë se fitimi nuk është qëllim në vetvete, por është një parakusht i nevojshëm që na lejon të ndjekim qëllimin tonë.

#4 ARRR!

Shumë njerëz e marrin si një kod unifikimi dhe përkatësie në këtë komunitet.  Por në fakt, ajo përfaqëson perspektivën kurioze, të pavarur dhe ndonjëherë rebel të të parit të botës. Një bote me mundësi të pafundme të cilës ata mund ti japin formë, ta krijojnë. 

Më shumë informacione gjeni ne blogun e PIRATE SUMMIT: www.piratesummit.com.

Çfarë është Çmimi “Out of the Box”?

OUT OF THE BOX.NRW AWARD (#OOTB) është një konkurs Pitching, i cili  organizohet nga Ministria e Çështjeve Ekonomike të NRW (North Rhein-Westphalia) për të vlerësuar sipërmarrjen, duke u dhënë tre startup-eve më të mira digjitale të NRW, një çmim prej 50,000 € në total!

Në këtë aspekt, #OOTB mban të njëjtin qëndrim si PIRATE Summit: Startup-et nominohen nga mbështetësit e tyre  dhe nuk mund ta nominojnë  vetveten. Në fund finalistët zgjidhen nga komuniteti.

Mund të  marrin pjesë të gjithë, të ndihmojnë njëri-tjetrin, të japin dhe të marrin nga konkurentët pjesëmarrës..

Synimi është  që North Rhine-Westphalia të bëhet  e njohur si një pikë kyçe në arenën ndërkombëtare të startup-eve. Ne duam që  NRW të jetë në qendër të vëmendjes të së më shumë sipërmarrësve, investitorëve dhe korporatave ndërkombëtare!

Më shumë informacion: www.outofthebox.nrw

Çfarë është Programi i Grave Sipërmarrëse? 

 

Një nga objektivat e PIRATE Summit ka qenë të rrisë pjesëmarrjen e grave & vajzave sipërmarrëse në konferencë. Këtë vit, synimi është që pjesëmarrja të jetë 50-50. Prandaj është krijuar një program i veçantë uljesh për të gjithë vajzat dhe gratë që janë sipërmarrëse dhe duan të bëhen pjesë e PIRATE Summit këtë vit. Nëse njihni dikë që është e interesuar, aplikimet janë ende të hapura: https://piratesummit.com/female-founders-program/

Për Shqipërinë, një vend i veçantë në PIRATE Summit

Nëse jeni një sipërmarrës shqiptar, në PIRATE Summit ka një vend të veçantë për ju. Një nga themeluesit, Manuel Koelman, është investitor i një kompanie programimi në Shqipëri, dhe në vijim ka dëshirë të investojë për ide të reja dhe startup-e që duan të znvillohen. Prandaj ju ftojmë të përfitoni nga çmimet që janë ende me ofertë dhe të rezervoni një vend në konferencë, sepse çdokush që bashkohet, jep dhe merr shumë gjatë këtyre ditëve transformuese. 

Për Shqipërinë ofrohen dhe bursa pjesëmarrjeje, ku pasi aplikoni, biletën mund ta përfitoni FALAS. Klikoni këtu për më shumë: https://piratesummit.com/scholarship/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0