Partnerët Shqipëri zhvillon Panairin ‘The future is green! Let’s “paint” it together me 7 qershor - Business Magazine Albania

Partnerët Shqipëri zhvillon Panairin ‘The future is green! Let’s “paint” it together me 7 qershor

07-06-2023 10:00:00

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim zhvillon Panairin ‘The future is green! Let’s “paint” it together!’, i cili vjen si një Event Partner në kuadër të Javës së Gjelbërt të Bashkimit Evropian (EU Green Week 2023).

Panairi do të mbahet në datën 7 qershor 2023, në Kalanë e Tiranës, nga ora 10:00 – 18:00.

Sipërmarrjet sociale të gjelbërta, fituese të Konkursit të Bizneseve të Gjelberta përgjatë viteve, me produktet dhe shërbimet e tyre në sektorin e turizmit, bujqësisë, artizanatit, kulinarisë, bimëve mjekësore dhe aromatike, do të mirëpresin vizitorët në panair për të provuar e përjetuar produkte dhe shërbime tipike vendase, për të shkëmbyer praktika, për të krijuar mundësi rrjetëzimi dhe për të krijuar më tej bashkëpunime në nismat e tyre entuziaste dhe për të mbështetur ekonominë e gjelbër vendase!

Eventi do të përshëndetet nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Znj. Edona Bilali, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat Z. Eduard Shalsi, si dhe nga Bashkia e Tiranës.

Eventi vjen si vazhdimësi e punës dhe kontributit të Partnerëve Shqipëri prej më shumë se një dekade në mbështetje të sipërmarrjes dhe ekonomisë sociale në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk dështon kurrë, atëherë nuk po inovon mjaftueshëm.”
— Elon Musk
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0