Techstars Global Startup Weekend Women vjen në Tiranë në datat 27-29 shtator. Tirana është bërë pjesë e Techstars Global Startup Weekend Women, një event 54-orësh që në thelb ka mbështjetjen e sipërmarrësve të rinj dhe zhvillimin e komuniteteve rreth tyre. Kjo nismë ndërkombëtare, e mbështetur nga partnerë globalë si Google for Startups, është për këdo që ka një ide biznesi dhe dëshiron ta zhvillojë atë në një ambient dinamik dhe frymëzues nën mentorimin e ekspertëve më të mirë. Përveç kësaj, ideja më e mirë do të këtë mundësinë të përfaqësohet në në finalen e madhe të Global Startup Weekend Women në Singapor në Mars 2020.
Çfarë ndodh gjatë Startup Weekend Women?
Bashkohuni me njerëz që ndajnë të njëjtat pasione dhe vlera, mësoni nga më të mirët dhe mund të jeni pjesëmarrës në finalen e madhe të Global Startup Weekend Women në Singapor! E gjitha kjo, në një fundjavë të vetme dinamike, frymëzuese dhe argëtuese ku idetë e tuaja do të marrin jetë. Një format i tillë ka fokus krijimin e një hapësire për sipërmarrëset e reja ku mund të gjejnë jo vetëm bashkë-themelues/e dhe mentorë por dhe një komunitet mbeshtetës dhe frymëzues. Edhe pse kjo fundjave iu dedikohet femrave për të zbutur pabarazinë gjinore në sipërmarrje, meshkujt janë gjithashtu të inkurajuar të marrin pjesë. Do të jenë 400.000 pjesëmarrës, më shumë se 7.000 ngjarje, me shumë se 150 shtete pjesëmarrëse.
Ditën e parë të eventit pjesëmarrësit do te kenë mundësinë të paraqesin idenë e tyre në 60 sekonda dhe më pas skuadrat do të formohen për të çuar më tej idetë më të mira. Përgjatë fundjavës skuadrat do të zhvillojnë më tej këto ide nën kujdesin e mentorëve të cilët janë ekspertë dhë sipërmarrës me përvojë. Fundjava kulminon me prezantimet e ideve finale të dielën në darkë para jurisë dhe investitorëve të cilët do të përzgjedhin dhe idenë fituese. Një përfaqësues nga skuadra fituese do të marrë pjesë në finalen e madhe të Global Startup Weekend Women në Singapor në Mars 2020.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.