Në katin e 40-të të Tiranës, brezi dixhital takohet me liderët e biznesit. Ja pse duhet të jesh atje! - Business Magazine Albania

Në katin e 40-të të Tiranës, brezi dixhital takohet me liderët e biznesit. Ja pse duhet të jesh atje!

30-05-2025 Join
~3 minuta lexim

Çfarë ndodh kur vendos në një tavolinë CEO-t e kompanive kryesore dixhitale, influencerët më të njohur në Shqipëri dhe brezin që është rritur me internetin në xhep?

Përgjigjen e jep eventi i 30 Majit në Tiranë—Innovation Festival: The rise of digital GEN – që sjell për herë të parë një eksperiencë ekskluzive network-u në majën e ndërtesës më të lartë në vend.

Ky festival nuk është krijuar vetëm për të diskutuar mbi të ardhmen dixhitale, por për të takuar njerëzit që po e bëjnë realitet këtë të ardhme. Është kombinuar ambienti më ekskluziv me mundësinë për network me figurat më aktive të biznesit dhe komunitetit dixhital. Për herë të parë, publiku do të ketë akses në katin më të lartë në Tiranë -“Downtown” – në një ditë plot Round Tables ku të gjithë mund të flasin dhe të krijojnë lidhje të reja.

Është shmangur formati standard të konferencave dhe është  krijuar një event unik ku secili mund të ndërveprojë dhe shprehë idetë e veta lirisht. Gjithçka do të kulmojë me një festë speciale në majën e Tiranës.

Përveç eksperiencës unike të ashensorit që të jep ndjesinë e fluturimit, ju pret një diversitet njerëzish që nuk e keni hasur më parë në një event. Do të ketë dhjetëra profesionistë dhe sipërmarrës që do të jenë pjesë e 10 Round Tables përgjatë gjithë ditës së premte më 30 Maj. Studentë nga 12 universitete partnere, të cilët gjatë 3 muajve të fundit kanë zhvilluar idetë e tyre të biznesit, do të jenë gjithashtu të pranishëm, bashkë me influencerat më aktivë dhe sipërmarrësit dixhitalë.

Në Round Tables do të trajtohen temat:

  • Marketingu dixhital
  • Marketingu i influencerave
  • Dixhitalizimi i biznesit
  • Inteligjenca artificiale
  • Ekosistemi i startup-eve
  • E ardhmja e punës
  • E ardhmja e edukimit
  • Tregtia dixhitale dhe logjistika
  • Pagesat dixhitale
  • Nomadët dixhitalë dhe expat-ët në Shqipëri

Ndërkohë që diskutimet profesionale do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, studentët do të debatojnë mbi të ardhmen e AI në universitete, transformimin akademik, dhe bashkëpunimin biznes-universitet. Gjithashtu, studentët më të mirë do të prezantojnë strategjitë e tyre për promovimin e gjeneratës Z.

Rezervoni vendin tuaj tani: Bli Biletën këtu

Faqja zyrtare e eventit këtu

Bëhuni pjesë e krijimit të së ardhmes dixhitale dhe ndani me ne vizionin tuaj!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0