n’Arte në "Product Launch", një kapitull i ri për artin shqiptar në epokën digjitale! - Business Magazine Albania

n’Arte në “Product Launch”, një kapitull i ri për artin shqiptar në epokën digjitale!

10-09-2025 17:30:00 Join

Arti ka qenë gjithmonë pasqyra e shpirtit tonë, i pikturuar, i skalitur, i kapur dhe i imagjinuar brez pas brezi. Por deri më sot, i ka munguar një shtëpi e vërtetë digjitale.

Arti shqiptar meriton më shumë. Një hapësirë ku ai mund të rritet, të ndahet dhe të lidhet me botën. Këtë vizion sjell startup-i i ri n’Arte, një platformë e dedikuar për të krijuar ura mes artistëve, koleksionistëve, galerive dhe dashamirësve të artit, duke e çuar artin shqiptar përtej kufijve.

Më 10 shtator, në One Connect Hub, Piramida e Tiranës, ora 17:30–19:00, do të mbahet takimi i radhës në kuadër të sezonit të ri të Product Launch, i organizuar nga AlbaniaTech në bashkëpunim me startup-in n’Arte dhe me mbështetjen e One Albania. Ky aktivitet do të shënojë jo vetëm prezantimin e një platforme të re inovative, por edhe një hap të rëndësishëm në rrugëtimin drejt promovimit dhe digjitalizimit të artit shqiptar.

Një hapësirë për të gjithë

  • Artistët do të kenë mundësi të ndajnë zërin e tyre dhe të prezantojnë krijimtarinë në një audiencë më të gjerë.

  • Koleksionistët do të lidhen me kulturën dhe krijimet autentike shqiptare.

  • Galeritë dhe dashamirësit e artit do të zbulojnë horizonte të reja dhe prurje të freskëta.

Në një kohë kur arti kërkon hapësira të reja për të lulëzuar, a je ti pjesa që mungon? Përgjigjja është e thjeshtë: Bëje tënden.

 

Regjistrohu këtu falas

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0