"Mjeshtëro Biznesin" rikthehet në datat 17-19 prill 2026 - Business Magazine Albania

“Mjeshtëro Biznesin” rikthehet në datat 17-19 prill 2026

17-04-2026 09:00:00 Join

Çfarë është “Mjeshtëro Biznesin”?

“Mjeshtëro Biznesin” është një event-trajnimi tre ditor, ndërveprues, që ju pajis me njohuri, mjete, sisteme dhe strategji për rritje të qëndrueshme. I ideuar për sipërmarrësit, drejtuesit dhe këdo që aspiron sukses në botën e biznesit, ky program ju ndihmon të kuptoni faktorët bazë që ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj dhe si t’i implementoni ato menjëherë për rezultate konkrete.

Ky event është për ty nëse…

  •  Kërkon të rritësh të ardhurat dhe të zgjerosh biznesin tënd
  •  Synon të kesh konsumatorë besnikë për brandet e tua
  •  Do të krijosh një mentalitet, filozofi dhe kulturë suksesi
  •  Kërkon të krijosh apo të përditësosh strategjinë e biznesit tënd
  •  Ke nevojë të mësosh rreth inovacionit, transformimit dixhital dhe AI
  •  Synon të krijosh një marketing të fortë dhe të zhvillosh një markë globale
  •  Do të mësosh rreth shitjes dhe mjeteve për optimizimin e saj
  •  Do të aplikosh sisteme dhe mjete që do të rrisin fitimet e tua
  •  Dëshiron të mësosh më shumë rreth menaxhimit, lidershipit dhe motivimit
  •  Kërkon të mësosh si të marrësh vendime më të mira
  •  Kërkon më shumë njohuri mbi pasqyrat financiare
  •  Do që të dish si të analizosh numrat për blerjen apo shitjen e një biznesi

Skuadra e ekspertëve

Vasil Naçi
Folësi Kryesor
Eglent Bici
Sipërmarrës & Trajnues
Moderator
Dr. Alma Bici
Marketingu & Brandi
Arti Marko
Shitja & Mjetet e optimizimit të saj
Dr. Ahmet Shala
Lidershipi Transformues & Menaxhimi
Çelik Nimani
Inovacioni & Transformimi Digjital
Dr. Nertila Çika
Financa dhe Fuqia e Analizave Financiare

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0