Mbrëmje gala për nënat dhe foshnjat - Business Magazine Albania

Mbrëmje gala për nënat dhe foshnjat

06-06-2024 19:00:00 Join

Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës ju fton përzemërsisht në një mbrëmje bamirësie dedikuar përmirësimit të kushteve të maternitetit, avancimit të edukimit për stafin dhe nënave dhe promovimit të fushatave për mirëqenien e nënave dhe fëmijëve.

Vizioni i tyre është që çdo nënë dhe fëmijë i sapolindur në Shqipëri të marrë kujdes shëndetësor cilësor.

Detajet e ngjarjes:

Data: 6 qershor

Ora: 19:00

Vendi: Xheko Imperial Luxury Hotel & SPA, Tiranë

 

Kjo mbrëmje do të mbledhë përkrahës nga fusha të ndryshme, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, diplomacinë, organizatat dhe bizneset, të gjithë të bashkuar me besimin se gratë në Shqipëri meritojnë kujdesin më cilësor në maternitet. Së bashku, ne mund të sigurojmë që personeli mjekësor të jetë i pajisur me mjetet e nevojshme për të ofruar këtë kujdes.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për tu regjistruar https://forms.gle/JRzj1fY8D358aK7g6

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0