MATCHMAKING ALBANIA – EDICIONI II - Business Magazine Albania

MATCHMAKING ALBANIA – EDICIONI II

26-03-2026
Aty ku lidhen idetë, bizneset dhe mundësitë globale!
Pas një edicioni të parë të suksesshëm, Matchmaking Albania rikthehet më i madh, më dinamik dhe më ambicioz se kurrë!
Edicioni i Dytë vjen si platforma kryesore ku biznesi shqiptar takon botën.
Find the Right Match – Unlock the Opportunity!
Çfarë ju pret?
 Takime ekskluzive B2B & B2G
 Panele inspiruese me liderë industrie dhe vendimmarrës
 Panorama dhe prezantime të sektorëve kyç
 Investime, partneritete strategjike dhe bashkëpunime
Ky nuk është thjesht një event — është vendi ku lindin marrëveshjet e mëdha, ku idetë kthehen në projekte konkrete dhe ku Shqipëria prezantohet si një destinacion serioz për biznes dhe investim.
26 Mars 2026
 Shume shpejt hapen regjistrimet per eventin më te rëndësishëm te biznesit në Shqipëri.
 SAVE THE DATE!
Unlock the Opportunity. Make the Right Match.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0