Kontaktoni për të aplikuar (Grante Biznesi) - Business Magazine Albania

Kontaktoni për të aplikuar (Grante Biznesi)

Open Doors Center, është partnere implementimi e projektit EU IMPACT WB në Shqipëri dhe po kërkon aplikantë për Grante Biznesi (mjete etj. por jo para), nga kompani të kualifikuara shqiptare të vogla, të mesme apo të mëdha, të cilat drejtohen nga individë të rinj (18-35 vjeç). Kompani të cilat i kanë fokusuar operacionet e tyre në nënkontraktimin e bizneseve të tjera ose kompani inovative brenda vendit të cilat sigurojnë qëndrueshmërinë e punonjësve ose krijojnë mundësi për vende të reja pune. 

Afati i fundit është data 04/04/2021 në mesnatë.

EU IMPACT WB kërkon që aplikantët të demonstrojnë përkushtimin e tyre duke bashkëfinancuar shumën e plotë të grantit të biznesit (EUR 3 200) me 15% qoftë me fondet e tyre apo nëpërmjet një dhuruesi tjetër jashtë EU. 

Nëse jeni të interesuar, dërgoni një email tek opendoors_center@yahoo.com për të kërkuar formularin e aplikimit. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0