Konferencë studentore - Globalizimi ekonomik & sfidat e të rinjve - Business Magazine Albania

Konferencë studentore – Globalizimi ekonomik & sfidat e të rinjve


Konferencë studentoreGrupi i studentëve “United student” ju fton që të bëheni pjesë e konferencës studentore “Globalizimi ekonomik dhe sfidat e të rinjeve.

Konferenca organizohet nga studentët e Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Ekonomisë dhe studentët e Universitetit Metropolitan.

Konferenca synon t’u ofrojë studentëve një platformë unike për të paraqitur punimet e tyre shkencore, për të ndarë njohuritë mes tyre, si dhe për të vendosur kontakte me njëri – tjetrin. Qëllimi i kësaj konference ka të bëjë me orientimin e studentëve drejt një karriere të sukseseshme dhe njohjen me sfidat e globalizimit ekonomik.

Në ditët e sotme globalizmi ekonomik është shndërruar në një nga fenomenet më të përhapura, i cili ka ndikuar në çdo grupmoshë, por mbi të gjitha tek të rinjtë. Pasojat e tij peshojnë aq shume sa grupmoshat e reja duken se janë të pafuqishme për ta përballuar këtë “stuhi” në horizont.

E përvec kësaj, të rinjtë shqiptarë përballen me një sërë sfidash të tjera, të cilat ndikojnë drejtëpërdrejt në të ardhmen e tyre. Pamundësia për të gjetur një vend pune duket se po përpin jetën e gjithsecilit prej tyre, edhe pse një pjesë e konisderushme tashmë zotërojnë një diplomë në bachelor apo master.

Grupmoshat e reja kanë nevojë mbi një orentim të qartë drejt një të ardhmeje të suksesshme si dhe për një informacion më të gjerë dhe më të detajuar mbi sfidat e globalizmit ekonomik.

Pikërisht kjo, në tërësi përbën qëllimin e kësaj konference, ku pikat kyçe ku ajo do të mbështetet janë:

– Njohja me “trendet” e reja të globalizimit, avantazhet dhe disavantazhet e tij.
– Planfikimi i një karriere frytdhënëse dhe hapat e parë drejt tregut të punës.
– Shkembimi i ideve dhe përvojës midis studentëve
– Nxitja e dialogut dhe mundësia për kontakte të reja të vlefshme në karrierën e tyre në të ardhmen
– Promovimi i identitetit dhe punës së studentëve

Konferenca është planfikuar të mbahet në hotel Plaza, në datën 28 mars ku studentë nga universitete të ndryshme në vend, do të mund të prezantojnë punët e tyre përballë të ftuarve dhe një jurie prestigjoze.

Çdo pjësmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrje si dhe do të shpërndahen tre çmime për punimet më të mira.
Të ftuar në konferencë do të jenë emra të njohur të fushës së politikës dhe biznesit, por mbi te gjitha nga fusha e ekonomisë. Organzimi i konferencave të tilla studentore u jep mundësi studentëve të njihen me punimet e njëri-tjetrit si dhe u krijon vetëbesim në fillimin e një kërkimi shkencor të mirfilltë.

Prandaj ju ftojmë të gjithëve që të aplikoni dhe të jeni pjesë e saj dhe pse jo kjo konferencë mund të jetë dhe një portë drejt suksesit të karrierës suaj!

Temat e propozuara për t’u trajtuar: 
1- Papunësia e të rinjve në Shqipëri
2- Sistemet bankare në Shqipëri
3- Ekonomia e Shqipërisë para dhe pas krizës së 2008
4- Evazioni fiskal, ndikimi në ekonominë Shqiptare
5- Dilemat mbi PPB- si tregus unik i rritjes së qëndrueshme
6- Analiza e investimeve të huaja direkte në Shqipëri
7- Sigurimet shoqërore në Shqipëri
8- Roli i borxhit publik në rritjen ekonomike
9- Turizmi dhe qeveria
10- Përcaktuesit e tregtisë bankare për sektorin privat në Shqipëri
11- Diskriminimi gjinor në vendin e punës dhe ndikimi në motivimin e punës
12- Marketingu online
13- Epoka e Starup-eve
14- Marketingu mediatik

Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen brenda datës 26 Shkurt. 
Plotësoni formën në Linkun për të aplikuar ose dërgoni bashkëngjitur në adresën e mëposhtme të email-it abstraktet e punimit tuaj deri në datën 1 Mars 2018. Në e-mail ju lutem dërgoni emrat e të gjithë anëtarëve bashkë me format e kontaktit për gjithsecilin. Abstraktet duhet të jenë shkruar në MS Word, Times New Roman, madhësi 12, hapësirë 1.15.
E-mail: konferencestudentore@gmail.com

Abstrakti duhet të përfshijë:
1. Titullin e punimit
2. Emrin e aplikantit dhe universitetin që përfaqëson
3. Fushën e studimit
4. Adresën e email-it
5. Përmbajtja
6. 3-5 fjalë kyçe

Përmbledhja duhet të jetë e kufizuar në një maksimum prej 250-400 fjalë.
Autorët janë të detyruar të deklarojnë në mënyrë të qartë përmbajtjen dhe qëllimin e studimit të tyre, duke përfshirë: hyrje, pyetjet kërkimore, metodat e aplikuara shkencore, gjetjet, rezultatet kryesore, rekomandimet dhe sugjerime.

Madhësia e faqes – A4, Normal
Gjuha: shqip

Pjesëmarrja/aplikantët:
Pjesëmarrja do të jetë e hapur për të gjithë studentët e nivelit bachelor nga universitete private dhe shtetërore në Tiranë.
– Kush mund të marrë pjesë: Studentë të nivelit bachelor apo master nga të gjitha universitetet e Tiranës
– Data e konferencës: 28.03.2018
– Vendi i konferencës: Hotel Plaza Tiranë
– Tarifa e pjesëmarrjes: 1000 lekë të reja

Abstraktet e dërguara do të vlerësohen dhe vetëm aplikantët e përzgjedhur do të ftohen të marrin pjesë në konferencë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0