Konferenca e Biznesit: "Kapitali Njerëzor për Bizneset e Shekullit 21" - Business Magazine Albania

Konferenca e Biznesit: “Kapitali Njerëzor për Bizneset e Shekullit 21”


CEED Kosova (me mbështetjen e Projektit SDC – EYE) organizon konferencën ekskluzive të biznesit me folës të famshëm ndërkombëtar si Miha Pogacnik dhe Tim Ringo, me temë:

“Kapitali Njerëzor për Bizneset e Shekullit 21” – Si mund ti jap shtytje suksesit të organizatës suaj talenti, menaxhimi i performancës dhe investimi në Burime Njerëzore.

FOLËSIT:

Miha Pogacnik
Folës i Famshëm Ndërkombëtar, Ekspert i Udhëheqjes Inovative, Violinist & Vizionar

Miha Pogacnik është shpikës i metodës muzikore të cilën e ka përdorur disa dekada gjatë trajnimeve dhe zhvillimit të ekipeve të udhëheqjes në korporatat gjigante si Johnson & Johnson, Porsche, Nike, Coca Cola, Microsoft, IBM, Shell, Novartis, BIAH, Electroloux, Unilever, Bosch dhe në shumë yje tjera ndërmarrëse!

Një mjeshtër i veçantë, në skenën muzikore si dhe në platformën e menaxhmentit. Ai është forca krijuese prapa misioneve kulturore dhe diplomatike; muzika e tij është medium për mendimet e tij dhe zhvillim i vizionit të tij.

————————–————————–————————–——-
Tim Ringo
Ekspert ndërkombëtar i BNJ, Ish Ekzekutiv i BNJ për IBM Europe dhe SAP Europe, Lindja e Mesme dhe Azia, Autori më i shitur

Tim Ringo është ish Lider Global i Drejtorit për BNJ në IBM Evropë dhe tani Drejtor për BNJ në SAP për Evropë, Lindje të Mesme dhe Azi. Ai mbanë përgjegjësinë e përgjithshme për mbi 2000 profesionistë MKN në tërë botën, fokusi i të cilëve është që t’u ndihmojnë klientëve që të mundësojnë inovacion në ndërmarrje dhe performancë nëpërmjet përmirësimit të efektivitetit të fuqisë punëtore. Fokusi i tij parësor është që t’u ndihmojë klientëve të krijojnë transformim të fuqisë punëtore dhe ndërmarrjes nëpërmjet zbatimit të strategjisë së integruar për jetëgjatësinë e kapitalit njerëzor, proceseve dhe teknologjive. Ai është një ekspert i njohur në temën e Menaxhimit të Kapitalit Njerëzor (MKN) dhe Burimeve Njerëzore (BNJ).

Tim Ringo ka diplomuar në Universitetin Shtetëror në Ohajo, si Bachelor i Shkencave të Administrimit të Biznesit, drejtimi i Financave. Ai gjithashtu ka studiuar Letërsi Angleze në Universitetin Shtetëror në Ohajo dhe Kolegjin e Ri, Oksford. Ai ka filluar karrierën e tij në Menaxhimin e Kapitalit Njerëzor në vitin 1992, në Kolumbus, zyra në Ohajo e Andersen Consulting, si një ndër anëtarët e hershëm në Praktikën e Menaxhimit të Ndryshimit, dhe është zhvendosur në Londër në vitin 1997. Ai iu bashkua kompanisë IBM Global Business Services në vitin 2006 pas 16 vitesh në Accenture, ku ishte Partner Ekzekutiv Njerëzor në Linjën e Shërbimeve të Performancës Njerëzore në Accenture.

Pasuria dhe përvoja e Timit në përcaktimin dhe zbatimin e suksesshëm të programeve të mëdha për Kapitalin Njerëzor kanë prodhuar rezultate të njehsueshme për klientët të cilët me sukses kanë zbatuar zgjidhjet MKN tek shumica e industrive, përfshirë shërbimet financiare, komunikimet, teknologjinë e lartë, industrinë, udhëtimin dhe transportin dhe në shumicën e vendeve, përfshirë Amerikën, Evropën dhe shumë pjesë të Azisë.

Më tepër rreth folësit/prezentuesit:
http://www.speakers.co.uk/our-speakers/profile/tim_ringo
http://www.amazon.co.uk/Tim-Ringo/e/B006LIDPPM
————————–————————–————————–——-

AGJENDA

9.00 – 09.30 Regjistrimi i pjesëmarrësve
09.30 – 9.50 Fjala hyrëse nga moderatori
Fjalimi mirëseardhës nga Organizuesit (CEED Kosova & Projekti EYE)
09.50 – 10.00 Të aktivizuarit e performancës nga Miha Pogacnik
10.00 – 11.00 Seanca 1 nga Tim Ringo:
Menaxhimi i Talentit për Organizatat e shekullit 21
11.00 -12.00 Seanca 1 nga Miha Pogacnik:
Nga BNj në PNj: Nga Burimet Njerëzore deri tek Pasuritë Njerëzore përmes Rezonancës Njerëzore dhe Organizative
12.00 – 13.00 Dreka
13.00 – 14.20 Seanca 2 nga Tim Ringo:
Njerëzit e Shekullit 21: Si mund ta Transformojnë Botën Angazhimi i Njerëzve, Inovacioni dhe Produktiviteti
14.20 – 14.40 Pauza për kafe
14.40 – 15.30 Seanca 2 nga Miha Pogacnik: Masterklasa për Rezonancën e Udhëheqjes
15.30 – 16.00 Diskutim në panel dhe P&P:
Miha Pogacnik
Tim Ringo
Arta Celina, Eksperte për BNJ
Steve Williams, Konsulent Ndërkombëtar për Zhvillim

Per me shume vizitoni: www.hrconferencekosovo.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0