Kompeticioni MIT Startup Pitch vjen këtë Mars - Business Magazine Albania

Kompeticioni MIT Startup Pitch vjen këtë Mars

30-03-2023 Join

A jeni një sipërmarrës që po përpiqet të ngrijë start-up-in e tij në nivele të reja?

Konkursi i MIT GSW Startup Pitch është një mundësi për të prezantuar kompaninë tuaj dhe për për të fituar para me qëllim zgjerimin e start-up-it tuaj.

Aplikimet do të merren në konsideratë deri më 20 shkurt 2023. Aplikoni sa më shpejt, para se vendet të plotësohen! Semifinalistët do të ftohen pasi aplikimi i tyre të jetë shqyrtuar. Konkursi final do të mbahet më 31 mars 2023. Detajet e plota mbi Kriteret e Pajtueshmërisë mund të gjenden këtu.

Nëse keni pyetje, ju lutem dërgoni një email në gsw_competitions@mit.edu

Çmimet

Vendi i parë

Çmimi në kesh, 5,000$

Udhëtim i paguar në Boston (biletë dhe hotel deri në 5,000$) me një itinerar paraprak që lidh ekipin me burimet e sipërmarrjes në Boston dhe MIT (p.sh. Qendra Martin Trust, Laboratori i Medias MIT)

Mbështetje e specializuar Mentorimi

Vendi i dytë

Çmimi në kesh, 3,000$

Mbështetje e specializuar Mentorimi në përputhje me nevojat ekipit

Vendi i tretë

Çmimi në kesh, 1,500$

Kualifikime të përgjithshme

Të gjitha ekipet e zgjedhura për të prezantuar në GSW do të jenë në vëmendje për të hyrë në programin e ardhshëm të MITEF Greece Acceleration, që do të mbahet nga shtatori 2023 deri në nëntor 2023.

Të gjitha ekipet e zgjedhura për të prezantuar në GSW do të marrin një stendë gjatë Tech Showcase të konferencës për të treguar produktin / shërbimin e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0