Keiretsu Forum SEE hap thirrjen për "Keiretsu Forum SEE Investor Pitch Day" - Business Magazine Albania

Keiretsu Forum SEE hap thirrjen për “Keiretsu Forum SEE Investor Pitch Day”

Keiretsu Forum SEE hap thirrjen për "Keiretsu Forum SEE Investor Pitch Day"
20-09-2024 05:00:00

Keiretsu Forum Southeast Europe ka kënaqësinë të njoftojë e Keiretsu Forum SEE Investor Pitch Day më të premten, më 20 shtator 2024, nga ora 17:00 deri në 19:30 në Tech Park, Prishtinë, Kosovë.

Keiretsu Forum SEE, rrjeti më i madh privat i investimeve engjëllore në botë me bazë në Shtetet e Bashkuara, fton të gjithë startup-et/ndërmarrësit e hershëm të përkushtuar dhe ambiciozë në Ballkanin Perëndimor që janë në kërkim të kapitalit të plotësojnë aplikimin online nëpërmjet faqes të internetit deri më 19 gusht 2024.

Procesi i aplikimit është shumë selektiv. Pasi aplikimi juaj të pranohet, ju do të keni mundësinë të prezantoni startup-in tuaj përpara anëtarëve dhe të merrni feedback dhe mbështetje për të ndihmuar në rritjen dhe zgjerimin e startup-it tuaj.

Procesi i Përzgjedhjes së Keiretsu Forum SEE

  • Të gjitha aplikimet e marra shqyrtohen me kujdes nga një komitet i përzgjedhur i anëtarëve të Keiretsu Forum SEE/ekspertëve të fushës.
  • Kompanitë startup të përzgjedhura i nënshtrohen një procesi të shqyrtimit të marrëveshjeve ku çdo ndërmarrës përgatit një prezantim prej 15 minutash (5 min prezantim kryesor + 10 min pyetje-përgjigje).
  • Pas çdo prezantimi, anëtarët diskutojnë mbi kompanitë dhe votojnë në mënyrë anonime.
  • Kompanitë startup që renditen më lart ftohen të prezantojnë projektin e tyre në Forumin Kryesor të Investitorëve KFSEE më 20 shtator 2024.
  • Kompanitë që marrin interes nga investitorët nga ky event hyjnë në një fazë të due diligence me investitorin(ët) e interesuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0