Je një i ri dhe ke një ide startup? Apliko në StartUp City! - Business Magazine Albania

Je një i ri dhe ke një ide startup? Apliko në StartUp City!

StartUp City
25-05-2023

“StartUp City” është vendi ku studentët dhe të rinjtë mund t’i zhvillojnë idetë e tyre të biznesit, duke i prezantuar përballe një jurie prestigjioze. Ky kompeticion synon të ndihmojë të gjithë të rinjtë novator me shpirt sipërmarrës që të realizojnë dhe prezantojnë idetë e tyre të biznesit.“Start Up City” shton vlerë në ekosistemin e sipërmarrjes duke ndihmuar startup-et të rriten dhe të pozicionohen në treg.

Në edicionin e tij të pestë, StartUp City vjen si bashkëpunim mes Universitetit Metropolitan Tirana, Metropolitan Incubator dhe Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës nën kujdesin e World Business Angels Forum Albania.

StartUp City 5 do të zhvillohet në tre muaj dhe do të kulmojë me prezantimin final dhe aktivitetin gala në datën 25 Maj 2023.

Kush mund të aplikojë?

Çdokush që ka një IDE novatore biznesi, nga të rinjtë e çdo moshe në Shqipëri, Kosovë dhe rajon.

Çmimet për pjesëmarrësit:

Vendi i parë – 2500 euro

Vendi i dytë – 1000 euro

Vendi i tretë – Mentorim dhe inkubim në Metropolitan Incubator

Çmimi Best Pitch

Çmimi Best Woman Entrepreneur

Çmimi Sipërmarrësi Individual – Bursë studimi 100% në Universitetin Metropolitan Tirana

Çmimi Best Teen – 
Bursë Njëvjeçare në TUMO Tirana

Çmimi Best Social Entrepreneur

Data të rëndësishme:

Regjistrimet e aplikantëve do të fillojnë nga data 6 Mars dhe do të jenë të hapura deri në datë 20 Prill 2023, ora 23:59.

Me mbylljen e fazës së aplikimeve, një juri e përbërë nga ekspertë nga Metropolitan Incubator, UMT dhe Fakulteti i Ekonomisë-UT do të shpallin në datën 26 Maj idetë finaliste.

Finalistët do të jenë pjesë e një Bootcamp-i  në datat 27 Prill dhe 8 Maj. Eventi përmbyllës do të organizohet në datën 25 Maj.

Procesi i aplikimit

Për t’u bërë pjesë e StartUp City, aplikantët duhet të dorëzojnë brenda datës 15 Prill një prezantim PowerPoint në gjuhën angleze, i cili duhet të përmbajë:

  • Problemi – Çfarë problemi po zgjidhni apo çfarë nevoje po përmbushni?
  • Zgjidhja – Përshkrim i shkurtër i produktit apo shërbimit
  • Tregu– madhësia e tregut
  • Konkurenca – pozicionimi përballë konkurentëve
  • Modeli financiar i biznesit – Si do gjenerohet fitim? Struktura e kostos dhe rrjedhat e të ardhurave
  • Ekipi – Skuadra dhe rolet e tyre
  • Roadmap – Plani për të ardhmen
  • Call to Action – Çfarë nevoje keni?

Prezantimi në PowerPoint duhet dërguar në adresën e email [email protected]
deri në 15 Prill. Koha e Prezantimit për secilën ide do të jetë 5 minuta shoqëruar me 3 minuta Q&A nga juria.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0