Java Globale e Sipërmarrjes në Shqipëri, në 13-19 Nëntor! - Business Magazine Albania

Java Globale e Sipërmarrjes në Shqipëri, në 13-19 Nëntor!

13-11-2023

Java Globale e Sipëmarrjes vjen në Shqipëri, në datat 13-19 Nëntor! 🚀 Kjo javë është një mundësi për inovacion, fuqizim dhe lidhje me sipërmarrës të tjerë.

Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes (GEW ALBANIA) do të ketë në fokus rritjen e ndërveprimit midis të gjithë aktorëve, rrjetëzimin, diversifikim e financimeve alternative fuqizimin e ekosistemit mbështetës, por mbi të gjitha transformimin e kulturës, së të bërit biznes me qasje ndaj risive globale dhe krijimit të vlerës së shtuar për ekonominë.

NË KËTË FRYMË, SESIONET QË DO TË ORGANIZOHEN DO TË PËRFSHIJNË:  

  • Aftësim dhe frymëzim nga histori suksesi sipërmarrjesh kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Motivim nga folës dinamik dhe takime me mentorë
  • Programe aftësimi me partnerë të ndryshëm
  • Diskutime me gratë sipërmarrëse, të rinj ambiciozë dhe drejtues biznesesh
  • Diskutime në panele, prezantime dhe raporte të industrive
  • Vizita në biznese dhe takime të dedikuara me drejtues të korporatave të huaja dhe vendase

Nën kujdesin e veçantë të Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, znj. Delina Ibrahimaj, nga data 13 deri më 19 nëntor do të organizohen evente të ndryshme, të cilat i gjeni të specifikuara në link.

 

Për më shumë informacion, jeni të lutur të  kontaktoni në adresën  zyrtare: info@sipermarrja.gov.al

Mos e humbni këtë mundësi!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0