Java Globale e Parasë/ Flasim zgjuar për paranë! – 100 vjet monedhë kombëtare! - Business Magazine Albania

Java Globale e Parasë/ Flasim zgjuar për paranë! – 100 vjet monedhë kombëtare!

16-03-2026 Join

Në datat 16–22 mars 2026, do të kremtohet Java Globale e Parasë 2026, një nismë ndërkombëtare e koordinuar nga OECD-INFE, që synon edukimin financiar të fëmijëve dhe të rinjve në mbarë botën.

Në vendin tonë, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, do të organizojnë një sërë aktivitetesh edukative dhe ndërgjegjësuese, dedikuar brezit të ri.

Këtë vit, nën moton “Flasim zgjuar për paranë!”, fokusi do të jetë te rëndësia e bisedave të hapura lidhur me paranë dhe financat. Jeta financiare e të rinjve është e mbushur me vendime, nga fitimi i parave të para deri te menaxhimi i kredive studentore dhe ruajtja nga mashtrimet. Menaxhimi i financave mund të ngjajë i ndërlikuar dhe stresues, dhe ata shpesh ndihen të pasigurt për të diskutuar çështje financiare. Megjithatë, ndarja e përvojave dhe biseda me njerëzit e duhur, mund t’i pajisin me aftësitë për të menaxhuar paratë me mençuri. Edukimi financiar ofron mjetet për të krijuar zakone financiare të shëndetshme dhe për të shmangur gabimet, duke i fuqizuar të rinjtë të marrin kontrollin e mirëqenies së tyre financiare.

Aktivitetet në Shqipëri do të zhvillohen gjithashtu edhe në kuadër të 100-vjetorit të monedhës kombëtare, duke ofruar mundësinë për të reflektuar mbi historinë dhe rolin e saj në ekonominë e vendit.

Çfarë na mëson Java Globale e Parasë?
Të flasim hapur dhe me besim për çështjet financiare
Të menaxhojmë me mençuri të ardhurat dhe shpenzimet
Të kuptojmë financat digjitale dhe rreziqet financiare
Të ndërtojmë zakone të shëndetshme për mirëqenie afatgjatë

Edhe këtë vit, do të ofrohet një program dinamik me aktivitete edukative dhe konkurse për nxënës dhe studentë, duke i familjarizuar ata me financat personale dhe rolin e bankës qendrore.

Në kuadër të kësaj nisme, ftojmë nxënësit e arsimit parauniversitar të marrin pjesë në konkurset e mëposhtme:

  • Vizatimi më i mirë “Vizato kartëmonedhën tënde – 100 vjet monedhë kombëtare”, për nxënësit e klasave III
  • Projekti më i mirë me temë “100 vjet monedhë kombëtare”, për klasat IV
  • Fotomontazhi (meme) më i mirë “Flasim zgjuar për paranë!”, për nxënësit e klasave VIII
  • Videoja më e mirë “Flasim zgjuar për paranë!”, për nxënësit e shkollave të mesme

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0