Java Globale e parasë bën bashkë EasyPay dhe One Albania! - Business Magazine Albania

Java Globale e parasë bën bashkë EasyPay dhe One Albania!

Java Globale e parasë bën bashkë EasyPay dhe One Albania!
21-03-2025 12:00:00

Shërbimet e telefonisë dhe internetit janë tashmë një domosdoshmëri në çdo familje. Por me rritjen e vazhdueshme të kostove, konsumatorët dhe bizneset kërkojnë mundësi më efikase për të menaxhuar shpenzimet dhe optimizuar faturat mujore.

Ky Fireside Chat, i organizuar në kuadër të Javës Globale të Parasë, ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për edukimin dhe përfshirje financiare në Shqipëri, pikërisht në një moment që vendi po përjeton një revolucion financiar falë Bankingut të Hapur (Open Banking), i cili pritet pritet të transformojë mënyrën si individët dhe bizneset menaxhojnë financat e tyre.

Jeni të mirëpritur: 21 Mars 2025 | 12:00 – 14:00 | One Connect Hub, Piramida

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0