Një javë e tërë do t’i kushtohet biznesit social në Shqipëri, duke synuar të nxisë e zhvillojë kreativitetin sipermarrës mes të rinjve dhe grave. Me një program të ngjeshur në qytete të ndryshme të vendit, Java e Sipërmarrjes Sociale zhvillohet më 11 deri 16 Dhjetor, nga Growing Social Business Albania, Usaid dhe Yunus Social Business. Aktiviteti bëhet me mbështetjen e Business Magazine Albania, media vazhdimisht në mbështetje të sipërmarrjes.
E Hëna nis në Kukës me një trajnim të të rinjve atje rreth sipërmarrjes sociale.
Bujqësia dhe turizmi janë dy sektorë që kërkojnë të ruajmë traditën, për t’u identifikuar. Por, këta sektorë kanë po ashtu nevojë për investime në teknologji moderne, në mënyrë që të gjejnë format më të mira të menaxhimit të shitjes së produktit. Për këtë në Vaun e Dejës të martën, mbi teknlogjinë dhe inovacionin në këto dy sektorë të zhvillohet një tryezë e rrumbullakët. Rreth saj, do të mblidhen ekspertë e përfaqësues biznesi.
Një ditë e veçantë do të jetë e Mërkura. Altin Prenga, themeluesi i “Mrizi i Zanave Agriturizëm” do të jetë personazhi i “Startup Grind” për këtë muaj. Pas shumë vitesh në Itali, Altin Prenga dhe vëllai i tij kthehen në vendin e tyre të lindjes, ku vunë në praktikë idetë e tyre të reja për biznesin e restoranteve. Për disa vite, hap pas hapi, “Mrizi i Zanave”, restoranti dhe ushqimi slow food, është bërë një pikë referimi për ata që po shikojnë në Shqipëri për një të ardhme, e cila nuk humb lidhjet e saj me një traditë kulturore dhe kulinarie të mrekullueshme.
Nga punëkërkues tek punëkrijues. Përmes këtij aktiviteti të Entjen në Tiranë, (Kashar, në ambientet e koncesionarit Ford do të diskutohet se si bizneset aktuale mund të mbështesin sipërmarrjen e re.
Java mbyllet në Pukë me ditën kushtuar të rinjve dhe grave. Të dy palet do të jenë pjesë e një panairi dhe një trajtimi të programuar për ta.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.