Italian Design Day në Shqipëri: një javë aktivitete për promovimin Made in Italy - Business Magazine Albania

Italian Design Day në Shqipëri: një javë aktivitete për promovimin Made in Italy

TË PRODHOSH VLERË – GJITHËPËRFSHIRJE, NOVACION DHE QËNDRUESHMËRI

L’Italian Trade Agency (ITA), zhvillon nga data 18 deri në 24 mars 2024, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, një promovim special të Made in Italy me rastin e Italian Design Day në Shqipëri. Tema e këtij edicioni fokusohet në vlerën e procesit të prodhimit. Në qendër të kërkimit është nevoja për të humultuar metodat e krijimit të produkteve, por edhe të vlerës, përmes proceseve të prodhimit, për të bashkuar, me traditën dhe mjeshtërinë, teknikat më moderne në aspektin e teknologjisë dhe qëndrueshmërisë mjedisore, duke përforcuar kështu parësinë e prodhimin Italian.

Nisma synon të promovojë dhe nxjerrë në pah imazhin dhe kulturën e Made in Italy në sektorin e design-it.  Italia dhe Shqipëria do të bashkohen nga një vëmendje e përbashkët për design-in dhe aftësisë për të prodhuar duke krijuar vlerë, në aspektin e gjithëpërfshirjes, novacionit dhe qëndrueshmërisë, falë rrjetit të shpërndarjes, showroom-eve dhe dyqaneve që janë partnerët aktivë të projektit, si Abita, Barbers Pro, Bes Albania, Coin e Coin Casa, Interni Design, Iris Cosmetic, Le Futur, Marvol Casa dell’Architetto, New Generation, OVS, Sali Eletrik, Skosmetics, Studio Luce by A Bi Esse, ku qytetarët e Shqipërisë do të mund të gjejnë produkte të vërteta italiane në një gamë të gjerë të sektorëve të aplikimit të design-it, të tillë si mobilimi, artikujt e dekorit, ndriçimi, moda, aksesorët dhe kujdesi ndaj së bukurës.

Një sërë fushatash promovuese dhe ekspozitash pranë 14 pikave të shitjes në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, me qëllim rritjen e shikueshmërisë, shpërndarjes dhe shitjeve të produkteve italiane; fuqizimin e marketingut ndaj konsumatorit, duke promovuar imazhin dhe kulturën e Made in Italy dhe duke lehtësuar hedhjen në qarkullim të markave dhe produkteve të reja italiane në segmentet vendore të shpërndarjes në shkallë të gjerë.

Për më shumë informacione, ndiqni rrjetet sociale

Facebook: https://www.facebook.com/iceagenziaalbania/

Instagram: https://www.instagram.com/itatradeagency_tirana/

Twitter: https://twitter.com/itatirana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0