Impact Asssment Institute organizon "Summer School on EU Better Regulation" për herë të parë në rajon! - Business Magazine Albania

Impact Asssment Institute organizon “Summer School on EU Better Regulation” për herë të parë në rajon!

Impact Assessment Institute ka kënaqësinë të prezantojë Summer School on EU Better Regulation dhe politikave të bazuara në prova brenda Bashkimit Evropian. Ky program gjithëpërfshirës do të thellohet në detajet e Impact Assessments (IAs) të kryera nga Komisioni, si dhe në përdorimin strategjik të IA dhe provave të ngjashme në European Parliament (EP) dhe Council.

Shkolla Verore do të zhvillohet nga e marta, 27 gusht deri të premten, 30 gusht 2024, në Rogner Hotel Tirana, në Tiranë, Shqipëri. Çdo ditë do të fillojë në orën 09:00 dhe do të përfundojë në orën 16:00, me dy pushime kafeje dhe një pushim dreke për komoditetin dhe rehatinë e pjesëmarrësve.

Pse duhet të merrni pjesë?
The EU Better Regulation Summer School është mundësia perfekte për të gjithë ata që do të punojnë me agjendën politike të Komisionit të ardhshëm: profesionistë të çështjeve publike, nëpunës civilë dhe shumë të tjerë.

Çfarë do të ofrojë IAI?
IAI do të thellohen në detajet e qasjes së Better Regulation dhe procesit të Impact Assessment të European Commission.

🗓️ 𝗥𝘂𝗮𝗷𝗶𝗻𝗶 d𝗮𝘁𝗮𝘁: E martë, 27 gusht – E premte, 30 gusht 2024
🕐 𝗢𝗿𝗮: 09:00 – 16:00
📍 𝗞𝘂: Rogner Hotel Tirana 🇦🇱
🗣𝗧𝗿𝗮jnerë:
𝗘𝗿𝗶𝗸 𝗔𝗸𝘀𝗲, Better Regulation Expert & Founder of Impact Assessment Institute
𝗝𝗼𝗼𝘀𝘁 𝗠𝘂𝗹𝗱𝗲𝗿, European Affairs Expert

Në fund të shkollës verore, pjesëmarrësit do të kenë një kuptim shumë më të mirë të mundësive të tyre për të bërë një ndikim të vërtetë në vendimmarrjen e BE-së.

Regjistrohuni këtu për tu bërë pjesë e shkollës verore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0