ICT Awards: Historiku i një dekade inovacioni! - Business Magazine Albania

ICT Awards: Historiku i një dekade inovacioni!

ceremonia jubilare
11-06-2022 18:00:00 Pallati i Kongreseve, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tirana, Albania Join

Ceremonia jubilare e çmimeve kombëtare në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) Albanian ICT Awards 10 do të zhvillohet më 11 qershor 2022, ora 18:00 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Albanian ICT Awards organizohet nga ICTSmedia, duke ofruar një skenë promovimi të përvitshme për ata që guxojnë të ëndërrojnë lart dhe të formësojnë mënyrën se si do të duket e ardhmja jonë.

Në këtë event do të bëhet  bashkimi i  ideve  dhe mendjeve më të mira në Shqipëri, rajonin e Ballkanit dhe diasporën, për të festuar inovacionin e tyre, arritjet e teknologjisë, frymën sipërmarrëse dhe ekosistemet e startup-eve.

Me kërkesën e shumë entuziastëve të ICT Awards për të mbështetur eventin mbarëkombëtar “ICT Awards”, ICTSmedia ka vendosur të hapë për publikun dy mundësi pjesëmarrjeje dhe donacioni, të cilat synojnë rritjen e numrit të çmimeve për finalistët dhe organizimin e mbrëmjes gala të ndarjes së çmimeve.

Me blerjen e këtyre biletave, ju do të kontribuoni drejtpërdrejt në rritjen e shpërblimeve për finalistët, çmimin kryesor:

Blini biletat

Numri i biletave është i kufizuar në 60.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0