Hapet thirrja për gratë në agroushqim – EWA rikthehet në Shqipëri! - Business Magazine Albania

Hapet thirrja për gratë në agroushqim – EWA rikthehet në Shqipëri!

26-04-2026 Join
Je një grua me ide inovatore në agroushqim? Ke një biznes inovativ në këtë sektor? Kjo është mundësia që ke pritur!  HAPET THIRRJA PËR GRATË NË AGROUSHQIM – EWA VJEN SËRISH NË SHQIPËRI!

Çfarë e bën EWA 2025 një mundësi të veçantë?
EWA është një nismë e EIT Food, e mbështetur nga Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT), që synon të promovojë gratë sipërmarrëse në sektorin agroushqimor. Ky program vjen për të dytin vit rradhazi në Shqipëri, zbatuar nga Qendra Balance.

Pas një suksesi të dëshmuar në shumë vende të Evropës, EWA vazhdon të fuqizojë gratë inovatore, duke mbështetur modele biznesi të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Për vitin 2026, do të përzgjidhen 130 gra nga 13 vende europiane, përfshirë 10 pjesëmarrëse nga Shqipëria, të cilat do të angazhohen në një program 6-mujor që do të zhvillohet nga qershori deri në nëntor 2026.

Përfitimet për pjesëmarrëset përfshijnë:
– Program inkubimi të personalizuar për 6 muaj
– Trajnime në aftësi sipërmarrëse dhe zhvillim biznesi
– Mentorim individual me ekspertë të fushës
– Mundësi rrjetëzimi me aktorë kyç të sektorit agroushqimor
– Mbështetje financiare në formën e dy çmimeve kryesore: €10,000 dhe €5,000

Bëhu pjesë e nismës evropiane të grave sipërmarrëse! Zhvilloni aftësitë tuaja dhe krijoni lidhje me profesionistët e fushës, duke e çuar biznesin tuaj në një tjetër nivel. Përfitoni nga eksperienca e mentorëve dhe hapni dyer të reja për mundësi financimi dhe zgjerimi.
Afati i aplikimit 26 prill 2026
Regjistrohu në linkun më poshtë ose në QR Code:
Kjo iniciative mbështetet nga EIT Food dhe zbatohet nga Qendra Balance.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0