Growth Talk: Ndërkombëtarizimi i startup-eve me Arbër Kadia, PATOKO - Business Magazine Albania

Growth Talk: Ndërkombëtarizimi i startup-eve me Arbër Kadia, PATOKO

13-03-2026 16:00:00 Join

Growpreneur po organizon një sesion Growth Talk me Arbër Kadia, themelues i PATOKO, i fokusuar në temën “Ndërkombëtarizimi i startup-eve”.

Ky takim do të trajtojë mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen startupet kur vendosin të zgjerojnë aktivitetin përtej tregut vendas. Përmes përvojave reale dhe këndvështrimeve praktike, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të kuptojnë më mirë se si startupet mund të përgatiten për rritje ndërkombëtare dhe si të qasen në mënyrë strategjike ndaj tregjeve të reja.

📅 Data: 13 Mars
🕔 Ora: 16:00
📍 Vendndodhja: Biblioteka Valentini, Rruga e Kavajës

Regjistrohu këtu!
Vendet janë të kufizuara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0