FoundersDNA: Të ndërtosh rrugën nga Inxhinieria drejt Suksesit në Startup - Business Magazine Albania

FoundersDNA: Të ndërtosh rrugën nga Inxhinieria drejt Suksesit në Startup

15-04-2025 17:00:00 Join

Sesioni i dytë i serisë FoundersDNA do të eksplorojë rrugëtimin nga ekspertiza teknike dhe inxhinierike drejt ndërtimit të një startup-i të suksesshëm. Ky takim do të fokusohet në mënyrën se si inxhinierët dhe themeluesit me sfond teknik mund të krijojnë një rrugë të qëndrueshme drejt suksesit në botën e sipërmarrjes, duke ofruar strategji konkrete dhe këshilla të vlefshme për të kaluar nga një ide në një biznes të vërtetë.

 -Dëgjoni nga inxhinierë me përvojë që kanë bërë me sukses kalimin drejt krijimit të startup-eve ose që mbajnë pozicione drejtuese ekzekutive.
 -Mësoni për hapat që kanë ndjekur, sfidat që kanë hasur dhe mësimet që kanë nxjerrë gjatë këtij transformimi nga role teknike në udhëheqje biznesi.
-Mentorë me ekspertizë teknike do të japin sugjerime mbi ndërtimin dhe rritjen e një startup-i me fokus në teknologji, duke ofruar këshilla praktike për gjithçka – nga zhvillimi i produktit, te sigurimi i fondeve dhe shkallëzimi i biznesit.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje, të ndajnë përvojat e tyre dhe të marrin udhëzime konkrete për të përballuar sfidat e drejtimit të një startup-i teknologjik.

Regjistrohuni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0