Forumi Keiretsu & ICTSlab organizojnë eventin "Startup Ecosystem Experts’ Insights" - Business Magazine Albania

Forumi Keiretsu & ICTSlab organizojnë eventin “Startup Ecosystem Experts’ Insights”

Forumi Keiretsu & ICTSlab organizojnë eventin "Startup Ecosystem Experts’ Insights"
23-02-2024 00:17:00 Join

Bëhuni gati për një ditë emocionuese në The Plaza më 23 Shkurt!

Në bashkëpunim me ICTSlab, Forumi Keiretsu SEE organzojnë  “Startup Ecosystem Experts’ Insights”, një mundësi kryesore për t’u lidhur me legjendat e VC LaunchHub (Fondi 74 milion EUR ) dhe Vitosha Venture Partners (Fondi 26 milion EUR), një dhe i vetmi Rumen Iliev si folësi  kryesor dhe i ftuar special Kamen Bankovski.

Forumi Keiretsu është një komunitet global investimesh me investitorë engjëjsh të akredituar të kapitalit privat, kapitalistë sipërmarrës dhe investitorë korporata/institucionale.  Anëtarët e Forumit Keiretsu investojnë në mundësi investimi me cilësi të lartë dhe të larmishme. Komuniteti forcohet nëpërmjet përfshirjes së tij në aktivitete sociale dhe bamirësie.

Panelit do t’i shtohen edhe figura të njohura si Hana Qerimi (StarLabs) dhe Kushtrim Shala (ICTSlab).

Mund të rezervoni vendin tuaj falas, në linkun e bashkëngjitur

Mos mungoni!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0