Forumi Ekonomik Ballkanik (BEF) 2023 - Business Magazine Albania

Forumi Ekonomik Ballkanik (BEF) 2023

17-11-2023 Join

Duke pasur një qëllim për të krijuar një ndikim më të qëndrueshëm në nxitjen e rritjes ekonomike, bashkëpunimin rajonal, paqen dhe sigurinë në të gjithë vendet e Ballkanit, Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 është një konferencë në shkallë më të gjerë që zhvillohet më 17 nëntor në Tiranë,  në Maritim Plaza Hotel.

Misionet kryesore të Forumit Ekonomik Ballkanik janë të mbështesë zgjerimin dhe zbatimin e strategjive inovative dhe të sjellë zgjidhje efektive për vështirësitë aktuale ekonomike që hasin vendet e Ballkanit.

Pse duhet të merrni pjesë?

Angazhohuni me liderë nga Ballkani dhe anembanë globit, akademikë, studentë, media dhe figura të tjera të respektuara nga sektori publik dhe privat për sfidat më të mëdha ekonomike që kërkojnë të adresohen dhe kapërcehen.

Merrni pjesë në biseda kuptimplota ku dëgjohen dhe respektohen të gjitha pikëpamjet e kundërta, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të ardhur një ndryshim real, përmes strategjive të reja, novatore që dalin nga ky dialog.

Qëllimi është të shfrytëzohen të gjitha informacionet dhe idetë e nxjerra nga konferenca dhe t’i ndajmë ato me ata që janë përgjegjës për marrjen e vendimeve për të ndikuar në ndryshimin real.

Klikoni këtu për më shumë informacione dhe këtu për axhendën

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0