Fitoni një grant prej €50,000 CASH në Wolves Summit 14 - Business Magazine Albania

Fitoni një grant prej €50,000 CASH në Wolves Summit 14

20-10-2021 Join

Dëshiron të fitosh €50,000 CASH për të rritur Startup-in tënd dhe për të bërë planet e tua realitet? UiPath po kërkon për inovatorë në fushën e AI, kundërshtues të rregullave, mendje krijuese të cilat dallojnë mundësitë aty ku të tjerët shohin vetëm pengesa. A mendon se je njëri prej tyre? 

Çdo zgjidhje softuerike e cila do të ndihmonte klientët të automatizojnë detyrat e tyre, të përshpejtojnë procesin e punës, të kursejnë kohën e haxhuar me punë manuale, është e pranueshme. Fituesit e edisioneve të kaluara kanë qenë të specializuar në automatizimin e marketingut dhe të shitjeve, por juria është gjithmonë e hapur për të eksploruar fusha të reja.

Klikoni JOIN për të aplikuar!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet online dhe fizikisht në Wroclaw, Poland, gjatë Wolves Summit 14, një ndër eventet më të mëdha të teknologjisë në CEE, më datë 20 Tetor 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0