Gjatë korrikut qendra multifunksionale për fëmijë, Kallz ka menduar për një program fantastik në fermë. Çdo të shtunë fëmijët bashkohen në Agroturizmin e Hajdar Kuçit. Aktiviteti është ditor , ora 8:30- 16:30, transporti dhe ushqimi janë të përfshira.
Aktivitetet që do të zhvillohen:
- Një ditë fermer: mjelin dhitë, ushqejnë pula e pata, punojnë tokën ose vjelin fruta-perime
- Sport
- Krijimtari
- Lojëra brain-train
Për më shumë informacion mund të kontaktoni: 0693520007
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.