Episodi i rradhës i Roleve Model sjell një histori shqiptare suksesi

Episodi i rradhës i Roleve Model sjell një histori shqiptare suksesi

Roleve Model
02-07-2020 19:00:00 Join

Frymëzimi i gjeneratës së ardhshme të grave në teknologji

Në episodin e tretë të Roleve Model Shqiptare, do të jetë e ftuar Julia Stefani, një model frymëzues dhe një grua e suksesshme në teknologji.

Julia ka një përvojë akademike të gjerë, është diplomuar në BA në Administrim Biznesi, Financë dhe BSc. në Shkenca Kompjuterike nga Universiteti Shtetëror Truman.

Pas diplomimit ajo ka filluar karrierën e saj si inxhiniere webi në Monsanto, një kompani e madhe bujqësore, e cila tani është pjesë e Bayer, grupit gjigant farmaceutik. Ndërsa punonte, ajo ka vazhduar karrierën e saj akademike dhe ka mbaruar Masterin në Menaxhimin e Informacionit dhe Menaxhimin e Projektit në Universitetin Uashington në St. Louis.

Pasi fitoi gradën e masterit, ajo shkoi në Kaliforni, ku ka punuar për gati 5 vjet në Expedia, 2 vjet në Facebook si Menaxhere e Programit Teknik dhe aktualisht punon në SoFi si Menaxhere e Produkteve. Ajo jeton në Berkeley, California me burrin dhe djalin e saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0