Elevator Lab - Demo Day - Business Magazine Albania

Elevator Lab – Demo Day

Elevator Lab - Demo Day
13-12-2022 Join
~2 minuta lexim

Elevator Lab është një program akselerimi fintech i mundësuar nga Raiffeisen Bank International dhe një nga programet më të rëndësishme të akselerimit në Evropën Lindore dhe Qendrore.

Elevator lab, organizohet në një format konkurrimi ndërmjet aplikantëve, duke synuar angazhimin e aktorëve të ekosistemit lokal të inovacionit dhe partneritetit me startup-et dhe fintech-et, me qëllimin më të lartë zhvillimin dhe rinovimin e modelit të biznesit bankar të së ardhmes. Nëpërmjet programit, palët e interesuara si startup-et dhe fintech-të mund të përshkallëzojnë produktet dhe shërbimet e tyre inovative në të gjithë vendet e rrjetit rajonal ku operon Raiffeisen Bank.

Këtë vit ne synojmë të gjejmë zgjidhje inovative për bankën dhe për klientët tanë, prandaj startup-et fintech do të kenë mundësinë t’i ekspozojnë zgjidhjet e tyre jo vetëm drejtuesëve të lartë të bankës, por edhe klientëve të rëndësishëm që kërkojnë të inovojnë modelet e tyre të biznesit.

ÇFARË KËRKOHET?

Këtë vit konkursi është i hapur për startup-et fintech që kanë gati minimalisht produktin e zbatueshëm dhe një ekip themelues të përkushtuar. Startup-et fintech që ofrojnë zgjidhje/teknologji për bankat dhe shërbimet financiare duhet të jenë aktive në një nga fushat e mëposhtme:

– Digital Customer Acquisition
– Automation of Operations
– ESG & Sustainability
– Digital Platform Solutions
– Advanced Analytics

Më poshtë gjeni kohëzgjatjen e programit si dhe etapat përkatëse.

Elevator Lab - Agenda

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndryshimi është ligji i jetës.”
— John F. Kennedy
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0