Kemi kënaqësinë të njoftojmë organizimin e konferencës Diaspora4Innovation, e cila do të zhvillohet më 28 dhe 29 maj 2026, në Piramida e Tiranës.
Kjo konferencë shënon përmbylljen e iniciativës “Diaspora për Inovacion dhe Edukim në Sipërmarrje”, e zbatuar nga GERMIN me mbështetjen e programit EU4Innovation.
Gjatë aktivitetit do të prezantohen arritjet dhe rezultatet kryesore të kësaj iniciative, duke synuar gjithashtu të nxisë diskutimin në nivel kombëtar mbi rolin dhe ndikimin e diasporës në edukimin sipërmarrës në Shqipëri.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij eventi për të lidhur ekspertizën globale të diasporës me aktorët vendas—liderë, sipërmarrës, institucione të arsimit të lartë dhe politikëbërës—në biseda të vlefshme dhe bashkëpunime konkrete që mbështesin zhvillimin dhe inovacionin.
Ruajeni datën dhe regjistrohuni për pjesëmarrje. Axhenda e plotë me detaje do të publikohet së shpejti.
Në emër të Bashkimit Europian, Gjermanisë dhe Suedisë, programi EU4Innovation mbështet GERMIN për të sjellë dhe shpërndarë njohurinë globale të shqiptarëve brenda vendit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto