Coworking Week 2018

Coworking Week 2018


Coworking Week është një event ku ekspertët e startup-eve nga e gjithë e Evropa mblidhen për të diskutuar ekonominë e shpërndarjes dhe të ardhmen e punës.

Nga data 4-7 Tetor, betahaus prezanton Coworking Week në Tiranë me katër ditë të mbushura me workshop-e, leksione, seanca konsulence dhe mundësi networking. Kryeqyteti i Shqipërisë është zgjedhur për të zhvilluar eventin e këtij viti, hapjen zyrtare të betahaus, Tirana në 2019.

Gjatë katër ditëve, coworking i hapur, do të ketë të ftuar të veçantë që ofrojnë seanca konsultimi një-me-një, rrjetëzim, dhe shumë më tepër shanse për të rritur biznesin tuaj.

PROGRAMI

E Enjte, 04.10.2018
19:00 – 23:00 Coworking Week 2018 l Grand Opening @ Tulla

E Premte 05.10.2018
15:00 – 19:00 @ OFICINA – Betapitch Tirana
21:00 – 23:00 @ Tulla – BETABEER goes to Tirana! !

E Shtunë, 06.10.2018
Workshops @ OFICINA
11:00 – 13:00 – ‘’ Si të ndërtohet një ofertë e suksesshme e financimit publik?‘’ LNE Group
13:00 – 15:00 – ‘’Lunch Talk: Trying not to fuck it up.‘’ Lubomila (Plan A), Lenny (Deskish)
15:00 – 16:00 – ‘’Internacionalizim për startup-e dhe SME 1.0.‘’ Wilhelm Lappe
16:00 – 19:00 – Creative Business Cup Albania

11:00 – 19:00 Seanca konsultimi (Rezervo paraprakisht!)

E Dielë, 07.10.2018
Workshops @ OFICINA
11:00 – 13:00 – betabreakfast goes to Tirana
14:00 – 15:00 – ‘’Financim i Startup-it: Si të kaloni nga pika A në B me 0 apo 100?’’, Lubomila Jordanova (Plan A)
15:00 – 16:00 – ‘’Prezantim për audiencën ndërkombëtare.‘’ Lenny Leiter (Deskish)

11:00 – 19:00 Seanca konsultimi (Rezrvo paraprakisht!)

Eventi përmbyllës @ Tulla
18:00 – 20:00 – Biseda me investitorët, me SC Ventures, Crimson Capital, dhe më shumë.

Folësit
Lubomila Jordanova (Plan A)
Lenny Leiter (Deskish)
LNE Group
Wilhelm Lappe
(dhe të tjerë)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0