Bytes & Books diskutim për “ Loja” nga Alessandro Baricco! - Business Magazine Albania

Bytes & Books diskutim për “ Loja” nga Alessandro Baricco!

04-06-2025 18:00:00 Join

Pas një diskutimi rreth librit “Epoka e Inteligjencës Artificiale”, është koha të zhytemi në një tjetër përvojë të thellë letrare!

Në takimin e radhës do të diskutojmë librin “Loja” nga Alessandro Baricco, një reflektim magjepsës mbi mënyrën si teknologjia ka ndryshuar jo vetëm sjelljen tonë, por edhe vetë natyrën njerëzore.

Ashtu si takimin e kaluar, edhe kësaj rradhe do të kemi një eksperte të fushës. Edlira Mali është pedgoge dhe eksperte me përvojë të gjerë në fushat e komunikimit dhe marketingut . Ajo mban pozicionin e lektores në Kolegjin Universitar Bedër në Tiranë, ku angazhohet në mësimdhënie dhe kërkime shkencore në fushën e komunikimit . Për më tepër, ajo është aktive në platforma të ndryshme, ku ndan ekspertizën e saj në shkrimin akademik, analizën cilësore dhe metodologjinë e kërkimit . Paralelisht me karrierën akademike, Edlira ka pasur role të rëndësishme në industrinë e marketingut dhe komunikimit. Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë marketingun, teknologjinë dhe gazetarinë. Përveç angazhimeve profesionale, ajo është aktive në rrjetet sociale ku ndan përvoja personale dhe profesionale me ndjekësit e saj.
Një nga pasionet e saj kryesore është ndërthurja mes marketingut dhe teknologjisë, duke eksploruar mënyrat se si transformimet digjitale po ndikojnë format e komunikimit, sjelljen e konsumatorit dhe ndërtimin e narrativave publike. Përmes këtij këndvështrimi, ajo beson në orientimin e profesionistëve drejt përdorimit strategjik të mjeteve digjitale për qëllime biznesi, sociale dhe edukative.
Përkushtimi i saj në edukimin e të rinjve, mentorimin dhe komunikimin e përgjegjshëm e bëjnë atë një zë të vlefshëm në diskutimin mbi ndikimin kulturor të teknologjisë në shoqërinë moderne – një tematikë thelbësore edhe në librin “The Game” të Alessandro Baricco-s.

“Bytes & Books” është vendi ku lexuesit lidhen me profesionistët e teknologjisë, inovacionit dhe ideve të mëdha.

 

Regjistrohu këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0