Takimi i dytë i Klubit të Librit “Bytes & Books” do të zhvillohet duke u fokusuar tek një nga librat më të mirë që është shkruar për zhvillimet më të fundit rreth Inteligjencës Artificiale nga ish-drejtuesi i DeepMind të Google, Mustafa Suleyman.
Duke bërë një analizë të detajuar të të gjitha evolucioneve që kanë dhënë ndikim në shoqërinë njerëzore, Suleyman thotë se çdo epokë ka valën e vet dhe çdo valë ka përmirësuar shoqërinë njerëzore. Me këtë tezë ecën autori i librit “Vala që po vjen” Mustafa Suleyman. Ai ndalon në shpikjet dhe teknologjitë e mëdha në kohë të ndryshme, kur teknologjia fillimisht vjen si ide dhe më pas si një mënyrë e të jetuarit dhe të vepruarit. Suleyman thekson se teknologjia nuk është vetëm një mjet për përparim, por edhe një rrezik i madh nëse nuk menaxhohet mirë.
Geron Kamberi, Albert Gjoka dhe Gerti Boshnjaku ju mirëpresin në këtë rrugëtim të bukur idesh ku libri dhe teknologjia bashkohen natyrshëm në këtë komunitet lexuesish.
Takimi mbahet me datë 9 prill 2025, ora 18.00
Vendi: One Innovation Hub, Piramida – Tiranë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.