Junior Achievement of Albania këtë të enjte ka ftuar Azmi Stringën, për të përmbyllur serinë e Webinareve për programin Debating Economics në bashkëpunim me Ekon.al.
Gjatë webinarit do të flitet për Buxhetin publik dhe auditimin e tij
-Si hartohet buxheti publik
-Si rregullohet me ligj
-Fakte të rëndësishme mbi ndarjen e fondeve në buxhetin publik
-Auditimi i buxhetit dhe rëndësia e tij
Kjo seri webinaresh, synon rritjen e kapaciteteve te studentëve, që janë pjesë e programit të Debatit mbi Ekonominë (Debating Economics) dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë, të cilët duan të jenë pjesë e këtyre takimeve online. Së bashku me skuadrën e Ekon.al, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë aspektet kryesore të ekonomisë dhe të diskutojnë për to me ekspertët e fushës, duke forcuar kështu njohuritë e tyre mbi ekonominë.
Webinari eshte i hapur per te gjithe te interesuarit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.