Burimet njerëzore në fokusin e biznesit shqiptar - Business Magazine Albania

Burimet njerëzore në fokusin e biznesit shqiptar

20-11-2024 10:00:00 Join

Në një treg pune gjithnjë e më konkurrues dhe në zhvillim të shpejtë, roli i Burimeve Njerëzore (HR) është thelbësor për suksesin e bizneseve shqiptare. Ky event synon të theksojë rëndësinë e zhvillimit të praktikave strategjike në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe adaptimin e teknologjisë në Shqipëri.

 

Data: 20 Nëntor 2024

Vendi: Hotel Marriott, Tiran

 

Çfarë do të përfshihet:

Ky event do të përfshijë diskutime mbi evoluimin e rolit të HR, sfidat dhe mundësitë që ofron tregu, si dhe rëndësinë e adoptimit të teknologjisë dhe zhvillimit të aftësive.

Ju ftojmë të bashkoheni në këtë event ku do të eksplorohen mënyrat se si bizneset shqiptare po formësojne fuqinë punëtore përmes praktikave inovative të burimeve njerëzore. E ardhmja e HR në Shqipëri është premtuese, dhe ky event do t’ju ofrojë mundësinë të ndani dhe të shkëmbeni ide me profesionistë të tjerë të fushës!

Për t’u regjistruar klikoni këtu.

Hireus.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0