Bëhuni pjesë e webinar-it “Navigoni problemet lokale me ide që lindin nga shtëpia”

Bëhuni pjesë e webinar-it “Navigoni problemet lokale me ide që lindin nga shtëpia”

Techne BytesTë dielën më 12 prill, do të zhvillohet webinari “Navigoni problemet lokale me ide që lindin nga shtëpia”.

Bashkohuni në Techne Bytes LIVE me Noha Rizk: Drejtoreshë e marketingut të konsumatorëve për tregti dhe pagesat në të gjithë kompaninë në Facebook, ish-shefe globale e tregjeve GTM në PayPal dhe ish shefe e bankës elektronike të Afrikës së Veriut, Citi Bank. Webinari do të zhvillohet falas në platformën Zoom, të dielën në orën 19:00.

Ajo ndihmoi në fillimin e shërbimeve të bankomateve dhe proceseve të digjitalizuara Amex Bank në Egjipt. Më pas ndihmoi në fillimin e operacioneve të bankave me pakicë në Egjipt, duke shkallëzuar shërbimet themelore të bankave me pakicë si kartat e kreditit, kreditë personale, pastaj kreditë e makinave, duke përfunduar me online banking(së pari në MENA) dhe mobile banking.

Ajo gjithashtu ka punuar për hotelet Starwood duke lançuar kanalet e tyre të prenotimit në internet për Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azinë Qendrore si një nga liderët në ekipet e EMEA. Gjatë gjithë karrierës së saj, Noha lançoi dhe shiti 3 kompani. Ajo ka punuar në Paypal duke udhëhequr marketingun e produkteve të partneriteteve dhe GTM ndërkombëtarisht.

Për t’u regjistruar në webinar klikoni këtu.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0