Bëhuni pjesë e Festivalit të Sipëmarrjes JAA 2024 - Business Magazine Albania

Bëhuni pjesë e Festivalit të Sipëmarrjes JAA 2024

15-05-2024 09:30:00 Join

Pavarësisht investimeve në rritje, vit pas viti, për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, ka ende nevoja dhe kërkesa nga shkollat. Ngritja e laboratorëve të sipërmarrjes, tani që teknologjia e informacionit ofron shumë më tepër hapësira e mundësi për nxënësit e mësuesit, është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar dije dhe aftësi praktike të nxënësve për sipërmarrjen.

Ndërtimi i mjediseve miqësore për fëmijët, pajisja me mjetet dhe teknologjinë që do t’i lehtësojë procesin e të nxënit në mënyrë praktike. Kjo nismë do t’i pajisë nxenesit me aftësi të të bërit biznes nëpërmjet lojës, mjeteve didaktike 2D dhe platformave child friendly që JAA përdor për edukimin e sipërmarrësve të së ardhmes. Nga ky investim do të përfitojnë breza nxënësish që ndjekin shkollat ku do të ngrihen e funksionojnë këto laboratorë.

Paralelisht me krijimin e infrastrukturës së përshtatshme në shkolla, është i nevojshëm aplikimi i modeleve praktike që zhvillojnë dije dhe aftësi praktike tek nxënësit. JAA ka eksperiencë të gjatë në zhvillimin dhe aplikimin e këtyre modeleve, në formatin brenda dhe jashtë shkollor, si aktivitete që mund të aplikohen lehtësisht edhe nga mësuesit jashtë orës së mësimit në mjediset e shkollës e duke zhvilluar përmes tyre aftësitë dhe dijet e nxënësve mbi sipërmarrjen. “Kampi i Financës dhe Sipërmarrjes” është një nga këto modele që JAA synon ta ndajë si metodologji me mësues jo vetëm të dy shkollave të targetuara nga ky projekt, por edhe më gjerë me mësues të shkollave të Zyrave Vendore Arsimore respektive. Nga projekti do te perfitojnë 320 nxënës në dy shkolla 9 vjeçare: – Shkolla 9-vjeçare “ Nënë Tereza” Lezhë me 210 nxënës, 25 mësues. – Shkolla “Kozma Basho” në Pogradec me 110 nxënës dhe një staf prej 14 mësuesish.

Nuk do të doni të humbisni panairin më të madh të të rinjve sipërmarrës në Shqipëri! 🎪

📍Vendndodhja: Piramida e Tiranës
🗓️ Data: 15/05/2024
⏰Ora: 09:30

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0