“We Grow” është një program 4-mujor akselerimi, që do të mbështesë startup-e novatore, digjitale dhe që kanë një projekt zhvillimor të shkallëzueshme. Këto sipërmarrje, të krijuara dhe udhëhequra nga vajza dhe gra në të gjithë Shqipërinë, duhet të kenë për qëllim zhvillimin dhe punësimin e të rejave dhe të rinjve.
Ky projekt akselerimi do të mbështesë dhe do të fuqizojë startup-et e themeluara nga vajzat dhe gratë që në fazat e parë përmes trajnimeve, mentorimit dhe aktiviteteve të rrjetëzimit, duke e shtrirë kontibutin deri në fazat e zhvillimi, testimi dhe lançimi.
INDUSTRITË E STARTUP-EVE QË “WE GROW” MBËSHTET JANË:
- Shëndetësia
- Arsimi
- Marketing & Media
- Green Tech & Energy
- Fin Tech
- HR & Talente
- Pasuri të paluajtshme
- Prodhimi & mallrat e konsumit
- Argëtim
- Bukuri dhe mirëqenie
Thirrja do të qëndrojë e hapur nga data 25 Gusht 2022 deri më 25 Shtator!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.