Albanian Gaming Community sjell workshop-in "Game Design" - Business Magazine Albania

Albanian Gaming Community sjell workshop-in “Game Design”

24-02-2024

🎮 Game On and Dream Big-Albanian Game Developers!

Albanian Gaming Community mbledh sërisht ndjekësit e saj, por kësaj rradhe me një arsye tjetër, për të mësuar. Me mbështetjen e Fondit Rinor Kulturor dhe Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor – RYCO po sjellin Workshopin e Dizajnit të Lojërave, një event intensiv gjatë gjithë ditës, për të ushqyer dhe ngritur Komunitetin e Lojërave në Shqipëri. Komuniteti po bën bashkë  ekspertët më të mirë vendas dhe rajonalë, për t’ju udhëhequr në hapat thelbësorë të ndërtimit të lojës suaj të parë.

Shpalosni kreativitetin tuaj dhe bashkohuni grupit për një përvojë të paharrueshme lojërash!
24 Shkurt, në Coolab

Më shumë informacion në ditët në vijim!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0