AIDA sjell "Investor Support Days” për të gjithë investitorët e huaj në Shqipëri! - Business Magazine Albania

AIDA sjell “Investor Support Days” për të gjithë investitorët e huaj në Shqipëri!

Jeni investitor i huaj që ushtroni aktivitetin në Shqipëri?
AIDA është këtu për ju me angazhimin e vazhdueshëm për t’ju mbështetur në rrugën tuaj drejt suksesit, ndaj ju informojmë se AIDA do të nisi një  nismë të re për ju, “Investor Support Days” në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe ambasadat e huaja në vend dhe dhomat bilaterale të tregtisë.
Këto evente janë të dedikuara për ju, duke ofruar mundësinë për takime drejtpërdrejt me zyrtarët tanë, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në biznesin tuaj. Përveç takimeve, do të organizohen edhe vizita në terren për të parë nga afër proceset e punës së kompanive tuaja.
AIDA është partneri juaj në rrugëtimin tuaj të investimit në Shqipëri!
Në vijim do publikohen ditët e secilit takim!
May be a graphic of text that says 'INVESTOR SUPPORT DAYS OCT 7-11 OCT 14- 14-18 GERMAN WEEK OCT 21-25 ITALIAN WEEK TURKISH WEEK OCT 28-31 NOV 4-8 GREEK GREEKWEEK WEEK NOV 11-15 POLISH POLISHWEEK WEEK AUSTRIAN AUSTRIANWEEK WEEK'

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0