Startup Grind Tirana mirëpret Lona Alia, themeluese e Style Lend - Business Magazine Albania

Startup Grind Tirana mirëpret Lona Alia, themeluese e Style Lend


Lona AliaStartup Grind Tirana e mbyll këtë vit duke mirëpritur në datën 20 Dhjetor në ambientet e ICTSLab, Lona Alia – Një histori suksesi shqiptare nga Silicon Valley.

Lona Alia është themeluese & CEO e Style Lend, një hapësirë aksesi për modën, ku ju mund të merrni me qera rroba të ndryshme. Për 8 vitet e fundit ajo i ka kushtuar kohën e saj ndërtimit dhe krijimit të prototipeve të startup-eve të ndryshme teknologjike/ të modës në Silicon Valley. Ajo krijoi StyleLend.com 6 vjet më parë për të ndihmuar gratë në mbarë botën të kenë akses në dollapet më të lakmuara të botës dhe në procesin e promovimit të konsumit të qëndrueshëm të modës.

Lona ka qenë e pranishme në fushën e modës për 10 vjet si modele për Wilhelmina dhe më vonë si marketere dhe ka punuar për markat si Versace, Levi’s, Guess, GM etj. Ajo mban një MBA dhe është një nga të paktat themeluese femra që kanë ndjekur akseleratorin e njohur Y combinator.

Natyra e saj kurioze e ka çuar Lonën në 77 vende dhe e ka bërë që të mësojë 7 gjuhë.

Nëse e pyesni Lonën se nga është me origjinë, ajo ndoshta do t’iu përgjigjet “Nga bota”! Lindur në Shqipëri, Lona ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së saj, duke punuar ose studiuar në SHBA, Paris, Londër, Shangai, Rio de Janeiro & Sao Paolo.

Startup Grind është një komunitet global i startup-ve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe lidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 200 qytete dhe 85 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm, të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme.

Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Nëse doni të rezervoni biletën tuaj klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0