Grupi “Euronews” dhe grupi “IN Media” njoftuan partneritetin e tyre për të lançuar Euronews Albania, televizionin dhe platformën dixhitale mediatike, që synon të arrijë qytetarët e Shqipërisë, si edhe banorët shqipfolës të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Me lançimin e Euronews Albania, grupi “Euronews” po fillon një rrugëtim të ri, duke krijuar një Euronews franchise për herë të parë. Ky partneritet tregon qartë objektivin strategjik të Euronews-it për t’u bërë media numër një “glokale” në Europë dhe në botë.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar, në tetor 2018, grupi “Euronews” do të kontribuojë me ekspertizën e vet, si edhe me qasjen shumëkulturore që do të sjellë te media e re. Po ashtu, shprehja e të gjitha pikëpamjeve dhe pasqyrimi i pakrahasueshëm ndërkombëtar do të jenë garanci për cilësinë e shkëlqyer që do të ketë Euronews Albania.
“Roli i medias nuk është që të imponojë persperktivën e ngjarjeve, roli i medias është t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë më mirë, te kenë opinionin e tyre, të fuqizojë njerëzit,” shprehet CEO i Euronews Michael Petres.
Nga ana tjetër, Euronews do të ketë mundësinë të përdorë mbulimin rajonal të Euronews Albania-s në të gjitha platformat e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=oA3KEVhLmXk
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.