EU4GreenGen /Gonzato: Tranzicioni i gjelbër, prioritet për integrimin e Shqipërisë - Business Magazine Albania

EU4GreenGen /Gonzato: Tranzicioni i gjelbër, prioritet për integrimin e Shqipërisë

Në “Shtëpinë e Evropës” në Tiranë u çel dje në kuadër të projektit “EU4GreenGen” fushata e BE-së “Redukto, Ripërdor, Riciklo për një Shqipëri më të Gjelbër” ku u bisedua mbi klimën dhe nevojën e biznesve për tu bërë pjesë e tranzicionit të gjelbërt duke zbatuar parimet e ekonomisë qarkulluese.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato në fjalën e tij në këtë event u shpreh se, “Tranzicioni i gjelbër është në zemër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Nuk është opsional për Shqipërinë, ashtu dhe as për asnjë vend tjetër”. Ai shtoi se ky proces nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësim në BE, por një mundësi për rritje të qëndrueshme, vende pune dhe mbrojtje të shëndetit publik.

Gonzato theksoi gjithashtu se përpjekja për mjedisin dhe ekonominë qarkulluese është kolektive dhe përfshin qeverinë, bizneset, mediat dhe qytetarët. BE-ja, së bashku me vendet anëtare si Austria, Gjermania, Franca dhe Suedia, mbështet Shqipërinë me financim, ekspertizë dhe partneritete për të afruar qytetarët me projektet e gjelbra.

”Mbrojtja e mjedisit, ndërtimi i një ekonomie rrethore dhe avancimi i veprimit për klimën janë përgjegjësi të përbashkëta; një përpjekje kolektive ku përfshihen qeveria, shoqëria civile, bizneset, mediat dhe vetë qytetarët. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare  po e mbështesin Shqipërinë në çdo hap: me financim, ekspertizë, praktika më të mira dhe partneritete të forta si dhe duke ndihmuar për të informuar dhe për t’u afruar më shumë me qytetarët,” u shpreh ambasadori Gonzato.

Lexo edhe: Kush fiton dhe kush humbet në luftën ndaj ngrohjes globale?

Nga ana e saj zëvendësminstrja e Mjedisit, Elda Xhumari tregoi mbi angazhimin dhe nevojën e qeverisë shqiptare për të avancuar në tranzicionin e gjelbërt.

Fushata “Redukto, Ripërdor, Riciklo për një Shqipëri më të Gjelbër” zhvillohet teksa Shqipëria avancon në negociatat për Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, një ndër kapitujt më kërkues teknikisht dhe financiarisht, por njëkohësisht edhe më transformues.

Ndërsa vendi po kalon nga një model linear drejt atij ekonomik qarkullues dhe të qëndrueshëm, fushata synon të informojë bizneset mbi detyrimet dhe mundësitë e tyre, të promovojë fondet e gjelbra të BE-së dhe të nxisë sektorin privat të përshtasë praktika më miqësore me mjedisin.

Nga nëntori 2025 deri në fillim të vitit 2026, një seri aktivitetesh do të mbahen në të gjithë vendin, duke angazhuar institucionet shtetërore, bizneset, akademinë dhe të rinjtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0