Ermal Meta fiton vendin e tretë në Sanremo 2021 - Business Magazine Albania

Ermal Meta fiton vendin e tretë në Sanremo 2021

~3 minuta lexim

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, nuk ka arritur që të triumfojë në edicionin e 71-të të Festivalit të Këngës Italiane, San Remo.  Edhe pse u pa si një nga favoritët për të fituar vendin e parë këtë vit në festivalin e njohur italian, Ermal Meta arriti të renditet i treti.

Vendin e parë e rrëmbeu grupi i rrokut Maneskin. Ndërkohë vendin e dytë arriti ta fitonte Francesca Michielin & Fedez dhe Ermal Meta arriti që të shkonte deri në shkallën e tretë të podiumit.

Këngëtari me origjinë shqiptare arriti që të renditej i pari nga votat e publikut me këngën “Un milione di cose da dirti”, por pas votimit të jurisë Meta nuk shkoi më shumë se vendi i tretë.

https://www.youtube.com/watch?v=Kni7wZw03-c

Grupi i rrokut Maneskin, një grup romak me energji shpërthyese, ia doli të triumfojë me këngën “Zitti e buona”, pasi mbizotëroi skenën e Ariston dhe përmbysi çdo parashikim.

“Ne kemi bërë revolucion”, kanë shkruar në rrjetet sociale triumfuesit e këtij edicioni.

Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio e kanë magjepsur publikun me tingullin e kitarave elektrike, praninë skenike dhe pamjen rrëzëllitëse dhe me shpirtin e lirë të të njëzetave. Të rinjtë e mirë, të bukur, kanë arritur të kenë sukses në një vend si Italia që nuk shpërblen lehtë grupet.

https://www.youtube.com/watch?v=1OISmX4vOKA

Lindur në 2015 në Romë, grupi Maneskin arriti këtë sukses pasi fitoi vendin e dytë në “X Factor” në 2017 dhe pas një karriere që gjithashtu i pa ata të luanin nëpër kryeqytet si artistë të rrugës. Albumi i tyre debutues “Il ballo della vita”, i lancuar pas shfaqjes së talenteve, arriti sukses të madh dhe u pasua nga shitje të mëdha. Ata kanë një audiencë me të rinj, por prindërit e tyre gjithashtu shikojnë në koncertet e tyre (sidomos nënat, të magjepsura nga hijeshia e Damiano, 22 vjeç, një frontman karizmatik, i cili që nga X Factor ka filluar të shfaqë një stil të veçantë, me gjoksin e zhveshur dhe duke vallëzuar me taka në skenë.

Këtë edicion festivali i muzikës italiane u mbajt në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, ku pallati Ariston ishte si kurrë më parë pa publik.  Duartrokitjet e rreme, melankolia dhe distanca e sigurisë kanë qenë të pashmangshme në këtë edicion.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, sesa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo...”
— Mark Twain
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0