Erind Sula sjell Amazing Albania: Platforma e mrekullive të turizmit shqiptar - Business Magazine Albania

Erind Sula sjell Amazing Albania: Platforma e mrekullive të turizmit shqiptar

Erind Sula sjell Amazing Albania: Platforma e mrekullive të turizmit shqiptar

Historia e Erindit përfaqëson një shembull frymëzues për vizionin dhe guximin për të ndjekur ëndrrat. Në këtë intervistë, Erind Sula ndan historinë e tij personale, frymëzimin pas krijimit të tij, “Amazing Albania“, si dhe sfidat dhe sukseset në rrugëtimin e tij për të bërë ndryshimin në industrinë e turizmit në Shqipëri. Ai gjithashtu zbulon rëndësinë e përqafimit të teknologjisë, përkushtimit ndaj cilësisë së shërbimit dhe vizionin e tij për të zgjeruar më tej shërbimet e ofruara nga “Amazing Albania”.

Kush është Erindi?

Unë jam një person që e kam nisur karrierën në industrinë e turizmit që në moshën 20 vjeçare me organizime studentore. Kjo nuk ishte thjesht një nevojë për të udhëtuar, por një dëshirë e imja për të plotësuar të gjithë nevojat e studentëve në mënyrën më cilësore, pasi shihja që programet e tyre kishin mjaft mangësi. Kështu nisën hapat e mi të parë në indrustrinë e turizmit me destinacionet e brendshme  në Shqipëri. Sigurisht që këto fillime nuk kishin dhe aq sukses në numra, por mendoj se dallonin në cilësi. Pas përfundimit të studimeve, u bashkova me biznesin e familjes, i cili ishte një agjenci turistike dhe shërbim transporti. U pozicionova si zhvilluesi biznesi në kompani, pozicion që e mbajta deri përpara 2 viteve. Ndihmova në transformimin e biznesit duke ndikuar që biznesi familjar të kthehej në një nga tour-operatorët më të mirë në Shqipëri dhe Ballkan. Por, unë nuk mjaftohesha me kaq dhe doja të arrija më shumë.

Cili ishte hapi i rradhës? Çfarë ju shtyu për të nisur një iniciativë të re?

Vitet e fundit më ngacmonte dëshira e turizmit “incoming”.  Nuk doja të rrija në  një vend, sepse qëndrimi në një vend e vdes një biznes. Doja ta vija ne jetë këtë dëshirë. Kisha mjaft përvojë të akumuluar në sektor dhe kurba e prurjeve të turistëve në Shqipëri kishte prirje në rritje, cka më shtoi besimin se kishte ardhur koha për “Amazing Albania”. Me turizmin incoming, unë synoja ofrimin e paketave të turistëve të huaj që do vinin për të vizituar Shqipërinë. Hapësira ku Amazing Albania filloi të operonte ishte aty ku pak operatorë të tjerë vepronin. Zgjodhëm të ofrojmë shërbimet tona tërësisht online, ndryshe nga mënyra e zakonshme e aplikuar deri më tani në këtë sektor. Ndaj mendoj se kjo qasje ka sjellë risi të mjaftueshme që platforma jonë të bëjë diferencë në këtë moment nga platforma të ngjashme ekzistuese. Amazing Albania në një ndër tour operatorët lokalë, që shërbimet e tij i ofron plotësisht online.

Ndër të tjera ofrojmë udhëtimet me tour të organizuar me dataplan 12 mujor, që në terma turistik quhet “guaranted departures”. Kjo është një tipologji shërbimi që në Shqipëri mungon shumë, ndërkohë që është shumë e kërkuar nga turistët pasi shumë prej tyre nuk e kanë informacionin e duhur se çfarë të bëjnë kur të vijnë në Shqipëri. 

Erind Sula sjell "Amazing Albania", platformën më të re të rezervimeve online në sektorin turistik!

Sidoqoftë, tani që rikthehem të flas për fillimet e platformës, kujtoj se kur e ideova më duhej së pari t’i bëja një upgrade të madh vetvetes. Nuk mund të zhvillosh një kompani nëse nuk zhvillon më parë veten. Ishte e nevojshme të ndërthurja jo vetëm eksperiencën vetjake turistike, por edhe elementet e teknologjisë duke i konsideruar të domosdoshëm në këtë qasje që për mua ishte e re. Me fuqinë që ofron teknologjia, do të mund të shtoja vlerë për shumë prej bashkëpunëtorëve lokalë, të huaj si edhe turistëve të çdo lloj kombësie.

Për të marrë një shembull konkret, falë përdorimit të aplikacioneve inovative, tashmē në programin tonë të affiliate mund të identifikojmë nëpërmjet QR Code eksperiencat që çdo klient i yni përjeton në Shqipëri në rrjetin tonë të partnerëve siç janë hotelet apo restorantet. Mendoj sepse jemi ndër të parët që kemi krijuar një program affiliate funksional në sektorin e turizmit. 

Ju operoni në një sektor ku cilësia e shërbimit është jetike. Për këtë nevojiten burime njerëzore të përgatitura dhe në kohët që po jetojmë gjetja e profesionistëve nuk është e lehtë. Si ka qenë qasja juaj? 

Për sa i përket ekipit tonë, mund të them me plot gojë që është vërtet ndër pikat tona më të forta. Puna jonë kërkon një ekip të mirëpërzgjedhur, që absolutisht nuk është e lehtë, por është edhe pjesa më e bukur. Me stafin tim, kam një praktikë që ndjek duke e cilësuar secilin person që afroj si klientin tonë të parë. Nëse unë nuk arrij të bind ata që ta besojnë këtë projekt dhe vërtet të kenë produktivitet, nuk mundem kurrë të marr asnjë klient. Në këtë pikë ja kemi dal shumë mirë duke e kaluar vështirësinë e hapave të parë dhe tashmë kemi një ekip goxha të konsoliduar. Këtë nuk e them se unë dua të bind veten se ata janë të zotë, por sepse vërtet në ekip kam bashkëngjitur njerëz që ndajnë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të shërbyer në botën e turizmit. Unë e them gjithmonë që çdo njeri është një gjeni. Ajo që ne bëjmë është një përqendrim total i energjive dhe shfrytëzimi i tyre në mënyrën më produktive të mundshme për arritjen e qëllimit tonë të përbashkët. 

Sigurisht që sfida për të mbajtur një ekip të shkëlqyer ka vështirësi të herë pas hershme. E dimë se nuk mjafton thjesht dëshira dhe vizioni për të pasur një ekip të mirë, ndaj për të bërë të mundur vazhdimësi dhe cilësi në shërbime, kemi sisteme të brendshme që bëjmë auditimin e cilësisë në mënyrë periodike dhe njëkohësisht përdorim edhe trajnimet specifike sipas rolit të çdokujt.

Çdo muaj kemi workshope dhe të paktën 1 herë në 6 muaj kemi trajnime më të mirëfillta edhe jashtë vendit. Një ndër arsyet është edhe përshtatja e kulturës që marrim në panairet e jashtme me kulturën tonë. Në çdo panair ka gjithmonë forume dhe webinare të cilat jo thjesht reklamojnë panairin, por  bëjnë bashkë të gjitha grupet e interesit dhe operatorëve turistikë brenda dhe jashtë vendit të cilët edhe një takim të thjeshtë të panairit e kthejnë në një trajnim. 

Si synon Amazing Albania të zhvillohet më tej?

Planet e mia për Amazing Albania janë shumë të mëdha, sepse përveçse  DMC (destination management company) dhe online tour operator që është aktualisht,  unë dua t’i jap edhe formën e një online booking platform. Qëllimi i “Amazing Albania” është që të kthehet në një platformë reklamimi dhe booking jo vetëm të tureve, por të të gjitha shërbimeve turistike në Shqipëri duke përmendur strukturat akomoduese, aktivitetet në çdo qytet të Shqipërisë dhe shërbime shtesë si makina me qera, bileta atraksionesh, festivalesh apo eventesh të ndryshme.                                                                                 

Edhe pse vetëm në hapat e parë “Amazing Albania” duket se e ka të qartë rolin dhe orientimin e saj në funksion të zhvillimit të një sektori në rritje. Kujtojmë se 10 milion turistë të huaj vizituan Shqipërinë vitin e kaluar dhe kjo shifër parashikohet të tejkalohet në vitet në vijim. Këto zhvillime nxjerrin në pah nevojën për shërbime cilësore, standarde të larta, aplikime të risive dhe teknologjive bashkëkohore dhe njerëz me përvojë në sektor.

Nga kjo intervistë patëm një ndjesi pozitive se me njerëz të përkushtuar si Erindi, vendi ynë do të ketë një të ardhme të sigurtë si destinacion i preferuar nga vizitorë dhe turistët.  Ndaj nuk na mbetet veçse të urojmë shumë suksese për “Amazing Albania” në misionin e saj për të promovuar mrekullitë e vendit tonë anembanë botës!

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0