Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë vaksinën për stafin shëndetësor

Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë vaksinën për stafin shëndetësor

Emiratet e Bashkuara Arabe

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ka miratuar përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit te punonjësit shëndetësorë, pas testimeve të suksesshme klinike.

Ministri i Shëndetësisë, Abdul Rahman Mohammed Al Oweis, tha se vaksina mund të përdoret në raste emergjente, duke përfshirë stafin shëndetësor të vendit. Ai shtoi se vendimi u mor pasi faza e tretë e testimit të vaksinës nuk ka treguar efekte anësore, por ka dëshmuar se krijon antitrupa.

Përdorimi emergjent i vaksinës, e cila është ende duke u testuar, u miratua pasi u testua në 31,000 vullnetarë. Sipas autoriteteve shëndetësore, një mijë njerëz që vuanin nga sëmundje kronike morën pjesë në testime dhe nuk patën asnjë ndërlikim.

Kompania Sinopharm CNG, me seli në Kinë, e ka zhvilluar vaksinën dhe ka kryer fazën e tretë të provës klinike së bashku me qeverinë në Abu Dabi dhe firmën e inteligjencës artificiale, G42 Healthcare, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sinopharm siguroi miratimin për testimin e vaksinës në fund të qershorit. Vaksina eksperimentale kaloi Fazat I dhe II të provave klinike me 100% të vullnetarëve që gjeneruan antitrupa pas dy dozave në 28 ditë, tha në një deklaratë, qeveria e Abu Dhabi në korrik.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, vaksinat inaktive- të bëra me viruse të paaktivizuara (të vrara) ose me një proteinë nga virusi – janë të mirënjohura dhe janë përdorur kundër sëmundjeve të tilla si gripi dhe fruthi.

Rusia në gusht u bë vendi i parë në botë që miratoi një vaksinë kundër COVID-19, pas më pak se dy muajsh testimi tek njerëzit.

Lexoni: Rusia prezanton vaksinën anti-COVID, ekspertët janë të shqetësuar

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0